Skandal në Likovë: Sherif Rramani tentoi të mashtrojë shqiptarët duke e sulmuar Osmanin – kërkohet dorëheqja e tij nga Alternativa

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Shtator, 2025 08:22

Skandal në Likovë: Sherif Rramani tentoi të mashtrojë shqiptarët duke e sulmuar Osmanin – kërkohet dorëheqja e tij nga Alternativa

Një skandal i turpshëm shpërtheu brenda kampit të koalicionit VLEN, pasi Sherif Rramani, kryetar i nëndegës së Alternatives në Likovë, doli publikisht me një postim ku pretendonte se fotografia e nënës së tij me Bujar Osmanin ishte “manipulim” dhe “fushatë mashtrimi”, transmeton Flaka

Më vjen keq që Bujar Osmani po vazhdon ta bëjë fushatën me shpifje dhe mashtrime. Personi në foto është nëna ime dhe ka qenë mysafir në Çair, ajo është nga Likova dhe as që e njeh Bujarin e as që voton në Çair.”, shkroi Rramani, duke shtuar se familja e tij dhe ai vetë janë mbështetës të VLEN-it.

Por realiteti rezultoi krejt ndryshe. Nga kampi i Bujar Osmanit u publikuan video-dëshmi të qarta, ku shihet se zonja Liria vetë, vullnetarisht, afrohet dhe dëshiron të fotografohet me Osmanin. Jo vetëm kaq – në video shihet edhe vetë Sherif Rramani, i cili po ashtu shpreh dëshirë dhe insiston të fotografohet me Osmanin.

Ky zbulim e ka kthyer gjithë rastin në një skandal politik, duke nxjerrë zbuluar tentativën e një funksionari partiak për të manipuluar opinionin shqiptar.

“Në një vend demokratik, me vlera, dinjitet dhe moral politik, një rast i tillë nuk mund të mbyllet me heshtje. Ose duhet dorëheqja, ose shkarkimi i menjëhershëm i Sherif Rramanit nga Alternativa. Çdo tjetër veprim do të thotë tolerim të mashtrimit dhe të manipulimit publik.”, reagoi në rrjetet sociale, Saqip Beadini, banor i Likovës.

Ky episod ka shkaktuar tronditje në opinion, pasi tregon se si edhe vetë figura të përfshira në fushatë janë të gatshme të përdorin shpifje për të fituar pikë politike, duke rrezikuar besimin e qytetarëve. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Shtator, 2025 08:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.