Visar Ademi ka plan për Njësitin e Zjarrfikësve

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Shtator, 2025 12:00

Visar Ademi ka plan për Njësitin e Zjarrfikësve

Zëdhënësja e fushatës së Visar Ademit, Fjolla Jakupi Osmani, mbajti një konferencë për shtyp para objektit të Njësisë së Zjarrfikësve në Gostivar, ku prezantoi gjendjen alarmante në të cilën punojnë zjarrfikësit e qytetit.

Zjarrfikësit, ndonëse janë heronjtë e përditshëm të Gostivarit, trajtohen si punëtorë të dorës së dytë: me paga qesharake, kushte çnjerëzore pune, mjete dhe automjete të amortizuara, pa sigurim shëndetësor për disa prej tyre dhe me një objekt të padenjë për misionin e tyre fisnik,” tha Jakupi. Ajo e cilësoi këtë diskriminim si “padrejtësi e papranueshme dhe krim institucional”.

Më tej, Jakupi prezantoi planin e Visar Ademit për përmirësimin e gjendjes:

  • Barazim i pagave sipas standardeve ligjore
  • Sigurim shëndetësor për çdo zjarrfikës
  • Automjete dhe pajisje moderne
  • Uniforma të reja çdo vit
  • Renovim i plotë i objektit
  • Instalim i sensorëve për zbulimin e hershëm të zjarrit në të gjitha institucionet publike

Zjarrfikësit e Gostivarit nuk do të jenë më viktima të paaftësisë dhe manipulimeve politike. Ata do të kenë dinjitet, kushte të përshtatshme pune dhe paga të drejta,” tha Jakupi.

Plani do të realizohet përmes shkarkimit të drejtorëve partiakë, uljes për gjysmë të administratës joproduktive dhe ridestinimit të buxhetit drejt shërbimeve esenciale për qytetarët, duke përfshirë zjarrfikësit, pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve.

9
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Shtator, 2025 12:00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
9
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?