LSDM, tubim në Karposh, VMRO në Kërçovë

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Tetor, 2025 14:56

LSDM, tubim në Karposh, VMRO në Kërçovë

LSDM mbajti tubime në Qendër dhe në Karposh. Kandidatja e LSDM-së për kryetare të Karposhit Maja Mojsova, me kritika për gjendjen aktuale të komunës. Ajo tha se Karposhi përballet me rrugë të errëta, me deponi jolegale, me trafik të dendur, parkingje të stërngarkuara dhe trotuara të shkatërruara.

Në plan ka ndërtimin e parqeve të reja dhe ndriçimin e komunës. Premton efikasitet energjetik me objekte publike me solar panele, projekte për burime ri prodhuese dhe ndriçim të mençur.

“Vendbanimet e vogla të fitojnë shtëpi të kulturës, qendër për të rinjtë, salla multifunksionale për ngjarje dhe aktivitete të ndryshme. Përmirësim të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, zgjidhje me ujin e ndenjur, mirëmbajtje të sistemeve të drenazhimit. Administratë inkluzive komunale dhe transparencë para se gjithash. Konsultime të vazhdueshme me qytetarët, forum për propozime, përforcim i kontrollit të sektorit civil dhe raporte të rregullta për qytetarët. Mbështetje për bizneset e vogla dhe inovacione. Karposhi do të jetë vendi ku ndërmarrësit e rinj do të kenë shans për zhvillim dhe përparim”, tha Maja Mojsova – Kandidate e LSDM-së për kryetare e Karposhit.

VMRO-DPMNE mbajti tubime në Dollnen, Makedonski Brod dhe Kërçovë. Kandidati për kryetar komune në Kërçovë, Aleksandar Jovanovski, akuzoi kryetarin aktual se ka lënë qytetin në errësirë dhe kolaps. Premton largim urgjent të deponisë ilegale dhe ndërtim të stacionit për selektimin dhe riciklimin e mbeturinave jashtë qytetit. Tha se ka zgjidhje për qentë endacak të cilët do të strehohen në një vend adekuat. Vetëm nga kafshimet e qenve, komuna qytetarëve u paguan çdo vit nga 7 milion denarë thotë Jovanovski.

“Përfundimisht do ta ndërtoj kanalizimin historik në Zajaz dhe Drugovë, do ta zgjidhë problemin e furnizimit me ujë në Sërbjan, Fusha e Manastirit, Novo Sellë dhe gjithkund ku ka probleme të tilla komunale. Urgjentisht do të ndërmarr masa për rikonstruimin dhe ndërtimin e rrugëve në fshatrat ku gjendja është alarmante. Mosekzistimi i këndeve të lojërave, vendtubime për të rinjtë, për sport, rekreacion dhe muzikë, do të ngelin kaluar. Dua që fëmijët tanë të rriten në ambient të pastër, të sigurt dhe të avancuar. Ta zhvillojmë kreativitetin dhe talentin…”, tha Aleksandar Jovanovski – Kandidat i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Kërçovës.

9
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Tetor, 2025 14:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
9
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?