Shkup: Dy vëllezër të dyshuar për zjarrvënie në disa automjete

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Tetor, 2025 09:37 Përditësuar

Shkup: Dy vëllezër të dyshuar për zjarrvënie në disa automjete

Dy persona nga Shkupi janë arrestuar nën dyshimin se kanë shkaktuar zjarr në dy automjete transportuese dhe një veturë pasagjerësh në parkingun e Qendrës Sportive “Jane Sandanski”, në komunën e Aerodromit në Shkup.

Sipas njoftimit të policisë, më 8 tetor 2025, rreth orës 02:20 pas mesnate, është raportuar se janë përfshirë nga zjarri një kamion “Iveco” dhe një “Renault”, të dy me targa të Shkupit dhe në pronësi të një kompanie nga Shkupi, si dhe një veturë “Opel” me targa të Prilepit, në pronësi të një qytetari me inicialet E.S. nga Prilepi.

Zjarrfikësit e Brigadës për Mbrojtje nga Zjarri të Shkupit kanë arritur ta shuajnë zjarrin rreth orës 02:50. Pas ndërmarrjes së masave operative, policia e stacionit të Aerodromit dhe Njësia për Intervenim të Shkupit kanë identifikuar dhe ndaluar dy të dyshuarit, F.C. (23) dhe I.C. (24), të dy nga Shkupi.

Të arrestuarit janë mbajtur në stacionin policor për procedura të mëtejshme hetimore.

10
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Tetor, 2025 09:37 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?