Bujar Osmani: “Nuk kam qenë ministër, kam qenë mjek në klinikë” – reagon ndaj shpifjeve për rastin “Monstra”

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Tetor, 2025 16:37

Bujar Osmani: “Nuk kam qenë ministër, kam qenë mjek në klinikë” – reagon ndaj shpifjeve për rastin “Monstra”

Kandidati i BDI-së për Komunën e Çairit, Bujar Osmani, ka reaguar ndaj një fushate shpifjesh që, sipas tij, po vjen nga kampi i kundërshtarit politik, Izet Mexhiti. Në disa artikuj të publikuar sot në media proqeveritare, Osmani është tentuar të lidhet me rastin famkeq “Monstra”, por ai e ka cilësuar këtë si “përpjekje të dështuar për manipulim publik”.

Sipas BDI-së, qëllimi i këtyre publikimeve është njollosja e kandidatit të tyre në prag të ditës së votimit. Megjithatë, faktet – siç theksohet në reagim – e përgënjeshtrojnë qartë këtë narrativë, pasi në periudhën para dhe pas ngjarjes së “Monstrës”, Osmani nuk ka ushtruar asnjë funksion shtetëror.

“Unë s’kam qenë ministër atëherë, kam qenë mjek në klinikë. Tre vjet para dhe tre vjet pas nuk kam qenë ministër,” – deklaroi qartë Bujar Osmani, duke i hedhur poshtë të gjitha pretendimet.

Nga shtabi i Osmanit theksohet se me afrimin e ditës së votimit janë shtuar akuzat e paargumentuara, por ata sigurojnë se çdo tentativë për shpifje do të demantohet me kujdes dhe transparencë.

“Fushata e jonë mbetet pozitive, e bazuar në vepra dhe plane konkrete për Çairin. Nuk do të lejojmë që trillimet të kalojnë në opinionin publik,” – thuhet në reagimin e kampit të Osmanit.

Gazeta Flaka, hulumtoi mbi këto pohime të Osmanit dhe konstatoi që para, gjatë dhe pas ngjarjes “Monstra”, ky i fundit nuk ka patur poste shtetërore. Në vitin 2008 u emërua ministër i Shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë dhe atë pozitë e mbajti deri në vitin 2011. Nga viti 2011 është kirurg specialist në Klinikën Universitare për Kirurgji Digjestive në Shkup. Që nga qershori i vitit 2017, ai është emëruar zëvendëskryeministër i ngarkuar për çështjet evropiane. Prej korrikut 2018, ai është emëruar në krye të Delegacionit Shtetëror dhe si Kryenegociator me Bashkimin Evropian. Më 30 gusht 2020, Bujar Osmani u zgjodh Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Me 12 prill të vitit 2012, në afërsi të liqenit të Smilkovës ndodhi rasti i njohur si “Monstra”. Pra në këtë periudhë, Osmani ka qenë i zhveshur nga postet qeveritare, me çka, pretendimet ndaj tij, bien poshtë pikërisht nga fakti, rasti ndodhi në vitin 2012 në kohën kur ai nuk ka pasur post qeveritar.

Nuk është hera e parë që raste të ndjeshme e të dhimbshme për shqiptarët shfrytëzohen politikisht, duke hapur plagë që ende nuk janë shëruar. I tillë ishte edhe rasti me përfaqësuesin e VLEN-it, Adnan Azizi, i cili në deklaratat e tij përmendi Komandant Strugën – Nuri Mazarin. Pas reagimeve publike, vajza e komandantit, e prekur nga përfshirja e emrit të babait të saj në fushatë, u detyrua të reagojë, të demantojë shpifjet dhe të kërkojë që rasti i babait të saj të mos keqpërdoret për përfitime elektorale. Gazeta Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Tetor, 2025 16:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.