Gunther Fehlinger-Jahn: BDI është zgjedhja evropiane për Maqedoninë e Veriut

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Tetor, 2025 16:48

Gunther Fehlinger-Jahn: BDI është zgjedhja evropiane për Maqedoninë e Veriut

Gunther Fehlinger-Jahn, aktivist dhe lobist i njohur për zgjerimin e BE-së dhe NATO-s në Ballkanin Perëndimor, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për Frontin Evropian të BDI-së në zgjedhjet lokale të vitit 2025, duke e cilësuar atë si “zgjedhjen e vetme logjike dhe të përgjegjshme për të gjithë ata që besojnë në Bashkimin Evropian, NATO-n dhe integrimin euroatlantik”, shkruan Gazeta Flaka

Kliko mbi foton lartë, shiko postimin e Jahn në platformën X

“Fronti Evropian – BDI është zgjedhja e vetme logjike dhe e përgjegjshme për të gjithë ata që besojnë në BE, SHBA, NATO dhe anëtarësimin në BE deri në vitin 2029 – së bashku me Shqipërinë dhe Malin e Zi,” – ka shkruar Fehlinger-Jahn.

Në mesazhin e tij, ai e përshkruan BDI-në si forca e stabilitetit dhe e orientimit evropian, ndërsa kundërshtarët politikë i cilëson si të dobët, të përçarë ose të orientuar nga Lindja.

“BDI = Evropë, stabilitet, euro, pajtim me Bullgarinë dhe mbështetje e plotë për Ukrainën. VMRO = pro-Orbán, pro-Vuçiç, nacionalizëm pro-rus dhe izolim. LDSM = e humbur dhe e tejkaluar. VLEN = e dobët dhe pa vizion,” – shkruan ai.

Fehlinger-Jahn kujton se BDI ishte motori kryesor i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO në vitin 2020 dhe thekson mbështetjen e saj për euroizimin e ekonomisë, taksën e sheshtë 10%, si dhe për Aleancën e re të Mbrojtjes me Kroacinë, Shqipërinë dhe Kosovën.

“Voto BDI = Voto Evropën. Voto BDI = Voto paqe dhe mirëqenie. Voto BDI = Shteti anëtar i BE-së nr. 30 në vitin 2029,” – përfundon Fehlinger-Jahn, duke e shoqëruar mesazhin me tag-un @AliAhmeti. Gazeta Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Tetor, 2025 16:48

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.