De la Fuente: Lamine Yamal ka të ardhme të gjatë me ne

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Nëntor, 2025 18:46

De la Fuente: Lamine Yamal ka të ardhme të gjatë me ne

Në prag të ndeshjes vendimtare mes Gjeorgjisë dhe Spanjës këtë të shtunë në Tbilisi, trajneri i “La Roja”-s, Luis de la Fuente, ka dhënë një mesazh të qartë: të ulet tensioni dhe të përqendrohen të gjitha energjitë te një fitore që do ta afrojë Kombëtaren me Botërorin 2026.

I pyetur për mungesën e talentit të Barcelonës, Lamine Yamal, pas një mosmarrëveshjeje mjekësore mes klubit dhe federatës, De la Fuente tha: “Lajmi më i mirë është se atij i kanë mbetur edhe 15 vjet me ne. Duhet të mendojmë për të tashmen dhe të ardhmen. E tashmja është të mbështetemi te lojtarët që kemi, të fitojmë dhe ta sigurojmë thuajse kualifikimin.”

Trajneri spanjoll pranoi se kalendari i ngjeshur është një problem serioz për të gjitha kombëtaret: “Fatkeqësisht, do të ketë të dëmtuar. Në futboll gjithmonë ka dëmtime, por tani ka shumë ndeshje dhe një kërkesë fizike e madhe që bën që lojtarët të jenë të lodhur ose të dëmtuar.”

Sa i përket sfidës me Gjeorgjinë, De la Fuente paralajmëroi: “Do të jetë një ndeshje e vështirë, krejt ndryshe nga ajo dy vjet e gjysmë më parë. Ata kanë lojtarë të nivelit shumë të lartë në kampionatet europiane, posaçërisht në Spanjë. Duhet të kemi një ditë në nivelin që kërkohet për të marrë një fitore shumë të rëndësishme.”

Flaka

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Nëntor, 2025 18:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?