Ushqimet që forcojnë trupin dhe parandalojnë sëmundjet
Acidi folik dhe acidet yndyrore Omega 3 janë ndër lëndët ushqyese më të rëndësishme për trupin e njeriut, duke luajtur rol kyç në funksionimin e sistemit nervor, kardiovaskular dhe në zhvillimin e trurit.
Përfitimet e acidit folik
- Promovon prodhimin e neurotransmetuesve, duke ndihmuar komunikimin mes qelizave nervore.
- Mbron sistemin kardiovaskular, ul tensionin e gjakut dhe parandalon mpiksjen.
- Ndihmon në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, duke luftuar aneminë.
- Është i domosdoshëm për gratë shtatzëna, pasi mungesa e tij mund të shkaktojë defekte në lindje.
- Mbron shëndetin e mëlçisë, zorrëve dhe veshkave.
Përfitimet e Omega 3
- Ul kolesterolin e keq dhe mbron zemrën nga sëmundjet kardiovaskulare.
- Parandalon inflamacionin që lidhet me diabetin, artritin dhe kancerin.
- Ndihmon funksionin e trurit, zhvillimin mendor të fëmijëve dhe parandalon sëmundje neurodegjenerative si Parkinsoni.
Ushqimet e pasura me këto lëndë
- Acid folik: thjerrëza, fasulet, shpargu, spinaqi, brokoli, drithërat, barishtet.
- Omega 3: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, troftë), farat e lirit, bajamet, bifteku, lulelakra, qumështi, kosi, qumështi i sojës, lëngjet e frutave, vaji i kanolës dhe vaji i sojës.
Këto dy lëndë ushqyese janë thelbësore për një jetë të shëndetshme dhe duhet të jenë pjesë e dietës së përditshme.
Flaka














