Tripunovski: Opozita manipulon, Programi IPARD 3 nuk është i rrezikuar, aktivitetet zhvillohen sipas planit

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Nëntor, 2025 17:57

Tripunovski: Opozita manipulon, Programi IPARD 3 nuk është i rrezikuar, aktivitetet zhvillohen sipas planit

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, në seancën e sotme parlamentare kushtuar pyetjeve të deputetëve deklaroi se lufta kundër korrupsionit dhe krimit duhet të jetë e pakompromis dhe pa përjashtime.

“Lufta kundër korrupsionit dhe krimit nuk njeh kufij. Ne si Qeveri dhe si Ministri e kemi treguar këtë në praktikë. Pavarësisht nëse dikush ushtron funksion politik apo shtetëror, nëse ka shkelur Ligjin, duhet të përgjigjet. Dyshimet që ekzistojnë duhet të hetohen dhe të gjithë të përfshirët të mbajnë përgjegjësi”, theksoi Tripunovski.

Ai kujtoi se pushteti i mëparshëm, pavarësisht presioneve të opinionit, vërejtjeve dhe dokumenteve nga sinjalizuesit, nuk kishte vepruar sipas pretendimeve për krim serioz, veçanërisht në Ministrinë e Bujqësisë kur me të udhëhiqte ish-ministri Nikolovski.

Ministri shpjegoi se menjëherë pas informacioneve për keqpërdorime nga drejtori dhe persona të tjerë, është aktivizuar Mekanizmi Kombëtar, pas së cilës koordinatori kombëtar ndërmori masa për reagim të shpejtë dhe pezullim të përkohshëm të punës së Agjencisë së Pagesave me qëllim të verifikohej saktësisht se çfarë ka ndodhur.

“Kjo nuk nënkupton bllokim të fondeve nga Brukseli, siç pretendonte opozita. Përpjekjet për të manipuluar opinionin se do të humbasim 130 milionë euro grante dhe se bujqit do të mbeten pa mbështetje janë të pavërteta”, theksoi Tripunovski, duke shtuar se reagimi i shtetit është vlerësuar pozitivisht pikërisht nga Brukseli.

Ministri theksoi se aktivitetet aktuale në Agjenci zhvillohen në përputhje me dinamikën e planifikuar dhe se aplikimet IPARD janë në fazën e vlerësimit.

“Në Programin IPARD 3 (2021–2027) buxheti total është 128 milionë euro, prej të cilave 97 milionë janë fonde evropiane dhe 31 milionë euro bashkëfinancim kombëtar. Nga 453 kontrata të lidhura, 289 janë tashmë të paguara, 111 përfitues nuk kanë dorëzuar kërkesa për pagesë, ndërsa 53 kontrata janë në fazë pritjeje. Rrëzohen akuzat e opozitës se mijëra kontrata do të mbeten pa fonde dhe se bujqësia do të kolapsojë”, theksoi ministri.

Ministri Tripunovski shtoi se opozita po përpiqet të fitojë pikë politike përmes të pavërtetave.

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Nëntor, 2025 17:57
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?