“Bombat” kthehen sërish! Filipçe “kopjon” modelin e Zaevit

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Dhjetor, 2025 12:54

“Bombat” kthehen sërish! Filipçe “kopjon” modelin e Zaevit

Marketing Politik

“I kemi përgatitur bombat e reja 2.0. Njoftoj se nesër pason një e re. Një skandal i ri, një skemë e re korrupsioni e lidhur me anëtarë të pushtetit aktual. Për gjithçka kemi dëshmi, kemi dokumente dhe do t’i paraqesim para opinionit,” deklaroi në konferencën e sotme për shtyp kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, i cili paralajmëroi një front të ri në luftën kundër krimit të pushtetit aktual. “Ky është një front i ri, front së bashku me qytetarët, në luftën kundër korrupsionit të kësaj qeverie kriminale dhe antipopullore”, theksoi Filipçe. Ai njoftoi se LSDM do të kërkojë mbështetje edhe nga institucione që me dekada kanë qenë simbol i luftës së pakompromis kundër mafies, duke e krahasuar kriminalitetin e VMRO–DPMNE-së me atë të mafies italiane Cosa Nostra.

“Do të dorëzojmë iniciativë tek institucionet antikorrupsion në Itali, të cilat për vite dhe dekada luftuan kundër mafies më të organizuar në Evropë – Cosa Nostra. Kur ata arritën të përballen me Cosa Nostran, mundemi edhe ne këtu të përballemi me mafien e VMRO–DPMNE-së,” tha kryetari i LSDM-së.

Filipçe porositi se ka ardhur koha të pastrohet me të gjitha skemat korruptive që po e shkatërrojnë shtetin. “Parandalimi nuk funksionoi. Korrupsioni eskaloi dhe duhet të hetohet gjithçka. Vjedhja duhet të ndalet. Secili që ka vjedhur do të përgjigjet,” shtoi ai. Ai e informoi opinionin se partia ka formuar një ekip të ri Antikorrupsion, si pjesë e programit “Fuqia e Re”. “Dua të informoj opinionin se tashmë kemi formuar një të ashtuquajtur ekip antikorrupsion në kuadër të programit tonë ‘Fuqia e Re’. Ky ekip është një nga shtyllat e kësaj programi të ri. Le të shpjegoj se çfarë paraqet ai. Është një ekip profesional, këshilltarë, ekspertë në fushën e së drejtës dhe të financave,” deklaroi Filipçe.

Ai theksoi se ekipi, ku do të përfshihen edhe aktivistë të rinj dhe hulumtues të LSDM-së, do të punojë në zbulimin dhe dokumentimin e skandaleve të korrupsionit.

“Çfarë do të bëjë ky ekip antikorrupsion? Pikërisht atë që po shohim këto ditë – do të hetojnë skandalet, do të analizojnë dokumente, do t’i paraqesin para opinionit dhe do t’i zbulojnë të gjitha skemat e korrupsionit të kësaj qeverie kriminale. Do të dorëzojmë edhe kallëzime përkatëse në institucione kombëtare dhe ndërkombëtare,” theksoi kryetari i LSDM-së. Ai njoftoi se shumë shpejt do të publikohet edhe një platformë ku çdo qytetar, nga çdo vend i shtetit, nga çdo fshat, qytet, komunë apo rajon, do të mund të raportojë korrupsionin.

PERGADİTJE PËR ZGJEDHJE TË REJA? LSDM: MİCKOSKİ İMİTON VUÇİÇİN

Gjithashtu opozita thekson se Mickoski po e imiton presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe sipas modelit të tij po përgatit zgjedhje parlamentare të parakohshme në pranverë. Nga partia kujtojnë se ditën kur presidenti serb flet për zgjedhje, disa orë më vonë mesazhe të ngjashme vijnë edhe nga kryeministri. “Është simptomatike që Mickoski, në popull i njohur si ‘Vuçko i vogël’, dje foli sërish për zgjedhje. Në të njëjtën kohë publikoi anketa të rreme për rejtingun e partive. Vetëm disa orë më parë në Serbi, Vuçiq paralajmëroi zgjedhje”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

VMRO-DPMNE: LSDM KA FRİKË NGA PERBALLJA ME POPULLİN

LSDM tregon se ka frikë nga përballja me popullin. Ky është komenti që partia në pushtet, VMRO-DPMNE, e dha lidhur me komunikatën e LSDM-së, në të cilën opozita pretendon se kryeministri Hristijan Mickoski po e imiton presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe sipas modelit të tij po përgatit zgjedhje parlamentare të parakohshme në pranverë.

“Nëse në LSDM mendojnë se janë të përgatitur dhe se e kanë mbështetjen e popullit për zgjedhje, le të paraqesin që nesër kërkesë për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nëse në LSDM mendojnë se anketat në të cilat ata renditen si partia e 4-t apo e 5-të në Maqedoni nuk janë të sakta dhe se gëzojnë besim më të madh nga populli, le të paraqesin që nesër kërkesë për zgjedhje të parakohshme parlamentare,” thonë nga VMRO–DPMNE.

Përndryshe kryeministri Mickoski, në brifingun e djeshëm me gazetarët, e hodhi poshtë idenë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në pranverën e vitit 2026 dhe theksoi se viti i ardhshëm është periudhë sfiduese për shtetin, në të cilën duhet të vazhdohet me agjendën reformuese, por edhe të ruhet stabiliteti makroekonomik i vendit. (koha.mk)

45
SONDAZHI JAVOR

A mendoni se qeveria aktuale po bën mjaft për të përmirësuar gjendjen ekonomike dhe jetën e qytetarëve?

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Dhjetor, 2025 12:54

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
45
SONDAZHI JAVOR

A mendoni se qeveria aktuale po bën mjaft për të përmirësuar gjendjen ekonomike dhe jetën e qytetarëve?