Qeveria duhet të paguaj mbi 49 milionë euro për 156 kompani

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Dhjetor, 2025 16:46

Qeveria duhet të paguaj mbi 49 milionë euro për 156 kompani

Asnjë kompani nuk ka hequr dorë nga borxhi i tatimit solidar që patën qenë të obliguar ta paguajnë gjatë periudhës së pandemisë, ligj të cilin Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi në shkurt të këtij viti. Siç njoftoi ministrja e financave Gordana Dimitrieska Koçoska, në seancën e së martës Qeveria do të duhet të marrë vendime rreth shumave por seanca do të jetë e mbyllur pasi tema përmbanë informacione të sekreteve tatimore.

“Ka një pjesë të madhe të kompanive të cilat kanë hequr dorë nga kamata e mbledhur por nuk ka asnjë kompani që ka hequr dorë nga borxhi kryesor. Pra atë që kanë paguar, nuk heqin dorë nga ajo. Pjesa më e madhe e pranuan propozimin tonë për pagesë në dy vite, pra 2026 dhe 2027 në muajin mars por kishte edhe të tilla që nuk pranuan dhe ofruan kushte të tjera për kthimin e borxhit dhe e gjithë kjo duhet të kalojë në seancë qeveritare”, tha Gordana Domitrieska Koçoska – Ministre e Financave.

Qeveria duhet të kthejë gati 50 milion euro për 156 kompani. Një nga kompanitë që pati paguar më së shumti tatim solidar pati qenë Makstil, madje 4,3 milion euro. Drejtori i kësaj kompanie pati paralajmëruar se nuk do të kërkojnë kamatë. Gjykata Kushtetuese pati shfuqizuar ligjin për tatim solidar dhe me këtë kompanitë e dëmtuara kanë të drejtë që t’i kërkojnë të hollat tu kthehen në afat prej pesë viteve. Tatimin solidar e paguan kompanitë të cilat në vitin 2022 kishin realizuar të ardhura më të larta se 10 milion euro. Atëkohë qëllimi ishte të mblidhen të holla për zbutjen e pasojave nga kriza dhe të kontribohet për harxhimet publike në mënyrë solidare, njofton Alsat.mk, transmeton Gazeta Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Dhjetor, 2025 16:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.