Aleanca për Shqiptarët: Rënia në Indeksin e Lirisë së Medias është alarm për kapjen e shtetit dhe presionin ndaj mediave

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Dhjetor, 2025 15:39

Aleanca për Shqiptarët: Rënia në Indeksin e Lirisë së Medias është alarm për kapjen e shtetit dhe presionin ndaj mediave

Marketing Politik

Rënia e Maqedonisë së Veriut nga vendi i 36-të në të 42-in në Indeksin e Lirisë së Medias për vitin 2025 është alarm i pastër. Ky regres nuk është statistikë teknike – është pasqyrë e drejtpërdrejtë e presioneve politike, kapjes së institucioneve dhe përkeqësimit të klimës për gazetarët dhe mediat kritike.

Aleanca për Shqiptarët e ka paralajmëruar se praktikat e vjetra të ndërhyrjeve politike mbi redaksitë, presionet ekonomike, sulmet verbale ndaj gazetarëve dhe mungesa e transparencës qeveritare do të prodhonin pikërisht këtë rezultat. Sot, indeksi i RSF-së e konfirmon.

Treguesit politikë dhe ekonomikë kanë pësuar rënie të dukshme, çka tregon se qeveria në vend që të garantojë liri, po rikthehet tek modeli i kontrollit. Ndërkohë, rritja e pasigurisë për gazetarët është sinjal i rrezikshëm se ambienti i punës së tyre po degradohet.

Aleanca për Shqiptarët kërkon masa të menjëhershme, përfshi ndërprerje të çdo forme presioni politik mbi mediat, transparencë të plotë në financimin publik dhe reklamat shtetërore, hetim dhe ndëshkim të sulmeve ndaj gazetarëve por edhe garanci ligjore që i mbyllin dyert kapjes së mediave.

Në një shtet që pretendon standarde evropiane, liria e medias nuk është luks – është themel. Çdo rënie në indeks është rënie në demokraci. Dhe kjo përgjegjësi bie mbi qeverinë që sot po dështon ta mbrojë fjalën e lirë. Gazeta Flaka

45
SONDAZHI JAVOR

A mendoni se qeveria aktuale po bën mjaft për të përmirësuar gjendjen ekonomike dhe jetën e qytetarëve?

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Dhjetor, 2025 15:39

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
45
SONDAZHI JAVOR

A mendoni se qeveria aktuale po bën mjaft për të përmirësuar gjendjen ekonomike dhe jetën e qytetarëve?