Një aeroplan ushtarak gjerman është nisur nga Berlini në Prishtinë qe pesë orë, por për shkak të mjegullës nuk po mund të aterojë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Gjurmuesi i fluturimeve, “Flightradar24”, tregon se aeroplani i ushtrisë gjermane është nisur nga Berlini në orën 8:40 të mëngjesit.
Aeroplani ushtarak gjerman s’ka mundur të aterojë në Prishtinë për shkak se ai nuk ka pasur personel të certifikuar për aterrim në dukshmëri të ulët, ka bërë të ditur Driton Ujkani nga Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA).
“Fluturimet e tjera janë duke u zhvilluar normalisht”, ka thënë Ujkani.
Gjurmuesi i fluturimeve, “Flightradar24”, ka treguar se aeroplani i nisur nga Berlini në orën 8:40 të mëngjesit, ka aterruar në Shkup.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
9 Dhjetor, 2025 21:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.