Një aksident tragjik i ndodhur të mërkurën, më 10 dhjetor, në autostradën A21 në Itali i mori jetën Gzim Dautit, 54 vjeç, i lindur në Kroaci dhe me shtetësi të Maqedonisë së Veriut, nga Tetova. Përplasja e rëndë mes dy kamionëve u regjistrua rreth orës 13:00, në kilometrin 186 të aksit mes Piacenzës dhe Cremonës, pranë Castelvetro-s, në zonën La Villa, në drejtim të Brescias.
Ekipet e shpëtimit reaguan menjëherë: autoja e infermierëve 118 nga Fiorenzuola d’Arda, ambulanca e Kryqit të Kuq të Roveleto di Cadeo dhe helikopteri i emergjencës nga Parma. Në vendngjarje u angazhuan edhe zjarrfikësit e Cremonës dhe repartit të Fiorenzuolas, të cilët punuan për të nxjerrë viktimën e mbetur të bllokuar në kabinë.
Pavarësisht përpjekjeve të gjata të mjekëve për ta reanimuar, 54-vjeçari humbi jetën në vend. Policia Rrugore e Cremonës po heton për të rindërtuar dinamikën e saktë të përplasjes.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
10 Dhjetor, 2025 23:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.