Te Milan kanë nisur të mendojnë seriozisht për të ardhmen e portës. Portieri francez Mike Maignan është futur në muajt e fundit të kontratës së tij, e cila skadon në fund të sezonit, ndërsa një akord për rinovim mungon ende.
Distanca mes klubit dhe lojtarit mbetet e madhe dhe bisedimet janë bllokuar. Si pasojë, drejtuesit kuqezi kanë nisur të analizojnë alternativa për ta zëvendësuar.
Sipas Sky Sport, në listën e Milanit është futur edhe Alisson Becker i Liverpool-it. Megjithatë, operacioni konsiderohet shumë i komplikuar për shkak të kostos së lartë dhe pagës së brazilianit, i cili ka kontratë deri në vitin 2027. Liverpool pritet ta shesë vetëm me një ofertë të rëndësishme.
Një opsion më i përballueshëm ekonomikisht është Hugo Souza i Corinthians, i vlerësuar rreth 12 milionë euro.
Me afrimin e merkatos së verës, Milani pritet të marrë vendime të rëndësishme për portën, ndërsa situata e Maignan mbetet çelësi që do të përcaktojë lëvizjet e klubit.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
10 Dhjetor, 2025 19:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.