Foshnja jetoi vetëm tre ditë: Hetim për neglizhencë dhe mos-raportim në Gjinekologjinë e Shkupit

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Dhjetor, 2025 18:00

Foshnja jetoi vetëm tre ditë: Hetim për neglizhencë dhe mos-raportim në Gjinekologjinë e Shkupit

Tema në Flaka

Një rast i rëndë dhe shqetësues dyshohet se ka ndodhur në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup, ku një neglizhencë e mundshme mjekësore ka çuar në vdekjen e një foshnjeje të porsalindur, ndërsa rasti dyshohet se është mbajtur i fshehtë për rreth dy muaj.

Sipas informatave të bëra publike, foshnja ka lindur në javën e 36-të të shtatzënisë dhe ka jetuar vetëm tre ditë. Rasti ka dalë në dritë pas një kallëzimi zyrtar të shefes së repartit të kujdesit intensiv neonatal ndaj pediatres kujdestare, për trajtim jo adekuat me pasoja fatale.

Pas publikimit të rastit, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se me urdhër të ministrit Azir Aliu është inicuar një mbikëqyrje e jashtëzakonshme inspektuese në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës. Inspektimi po realizohet nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se publiku do të informohet pas përfundimit të kontrollit.

“Me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të këtij rasti tragjik, është urdhëruar mbikëqyrje e jashtëzakonshme inspektuese, pas së cilës do të vijojë edhe mbikëqyrje profesionale. Deri në marrjen e rezultateve përfundimtare të obduksionit, lusim opinionin publik të përmbahet nga spekulimet”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila njëkohësisht shpreh ngushëllime për familjen e foshnjës.

Ndërkohë, opozita maqedonase ka reaguar ashpër. Partia LSDM kërkon dorëheqjen e drejtoreshës së Klinikës së Gjinekologjisë, duke e cilësuar rastin si skandal të rëndë institucional. Nga LSDM akuzojnë se rasti është tentuar të fshihet, duke cenuar seriozisht besimin e qytetarëve në sistemin shëndetësor.

222
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?

“Këtu nuk ka vdekur vetëm një foshnje. Këtu ka vdekur e vërteta, kujdesi shëndetësor, morali dhe përgjegjësia. Drejtoresha ka tentuar ta fshehë rastin dhe për këtë duhet të japë dorëheqje”, deklaroi Elena Radeska nga komisioni i shëndetësisë i LSDM-së.

Sipas raportimeve të medias “Slloboden Peçat”, pas pranimit të kallëzimit më 13 tetor 2025, drejtoresha e Klinikës, dr. Irena Aleksiovska, ka marrë vendim që pediatrja Emilija Badeva të largohet nga angazhimet në repartin e kujdesit intensiv neonatal. Megjithatë, për gati dy muaj, rasti nuk është raportuar në asnjë institucion kompetent, përfshirë Ministrinë e Shëndetësisë, Inspektoratin Shëndetësor apo Prokurorinë Publike.

Nga ana tjetër, Oda e Mjekëve të Maqedonisë deklaron se nuk ka marrë asnjë njoftim apo ankesë lidhur me vdekjen e foshnjës. Sipas tyre, për mungesë kompetencash ligjore dhe informacionesh zyrtare, nuk kanë qenë në gjendje të ndërmarrin veprime.

Ndërkohë, Prokuroria Publike në Shkup, në koordinim me SPB Shkup, ka hapur rast për hetimin e plotë të ngjarjes dhe për përcaktimin e përgjegjësisë eventuale penale.

Rasti ka hapur sërish debatin publik mbi sigurinë e kujdesit neonatal, përgjegjësinë profesionale dhe transparencën në institucionet shëndetësore publike, ndërsa sytë e opinionit janë tashmë të drejtuar nga rezultatet e inspektimit dhe obduksionit, të cilat pritet të hedhin dritë mbi shkaqet reale të kësaj tragjedie. Gazeta Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Dhjetor, 2025 18:00

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
222
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?