Qeveria ndan edhe 15 milionë euro shtesë për “Bechtel dhe Enka” deri në fund të vitit

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Dhjetor, 2025 18:08

Qeveria ndan edhe 15 milionë euro shtesë për “Bechtel dhe Enka” deri në fund të vitit

Ministria e Financave do t’i paguajë edhe 15 milionë euro shtesë kompanisë “Bechtel dhe Enka”, ndërtuese e autostradave të Korridorit 8 dhe 10D, deri në fund të këtij viti. Mjetet do të sigurohen nga fondet e pashpenzuara të buxhetit, të cilat fillimisht ishin të destinuara për qëllime të tjera.

Vendimi është marrë në seancën qeveritare të 11 dhjetorit, ku është ndryshuar programi i financimit duke rritur shumën e planifikuar për Ndërmarrjen Publike “Rrugët Shtetërore” nga 124 në 139 milionë euro për vitin 2025, përmes Ministrisë së Transportit. Këto mjete janë të dedikuara për projektet rrugore Tetovë–Gostivar–Bukojçan, Trebnishtë–Strugë–Qafë Thanë dhe Prilep–Manastir.

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, kishte paralajmëruar më herët këtë rialokim buxhetor, duke theksuar se pjesa më e madhe e rreth 200 milionë eurove të rishpërndara do të përfundojnë pikërisht te “Bechtel dhe Enka”.

222
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?

Projekti i ndërtimit të autostradave, me vlerë totale rreth 1.3 miliardë euro, financohet drejtpërdrejt nga buxheti i shtetit, ndryshe nga projektet e tjera të mëdha infrastrukturore që zakonisht realizohen me kredi ndërkombëtare.

Sipas drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, Koce Trajanovski, aktualisht në kantierët e Tetovës dhe Gostivarit janë të angazhuar rreth 1.200 punëtorë dhe mbi 750 makineri. Ai thekson se rreth 60 për qind e furnitorëve dhe 90 për qind e nënkontraktorëve janë kompani vendase.

Punimet në këto projekte kanë nisur më 22 prill 2023, ndërsa ndërtimi i segmentit Trebnishtë–Qafë Thanë ende nuk ka filluar, për shkak të nevojës për rishikim të trasës me qëllim ruajtjen e statusit të mbrojtur të Liqenit të Ohrit. Gazeta Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Dhjetor, 2025 18:08

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
222
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?