VLEN: Përfaqësimi i drejtë po shndërrohet në mekanizëm ligjor! Ademi: Shqiptarët kthehen para vitit 2001

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Dhjetor, 2025 17:32

VLEN: Përfaqësimi i drejtë po shndërrohet në mekanizëm ligjor! Ademi: Shqiptarët kthehen para vitit 2001

Debat i nxehtë për Propozim ligjin për Përfaqësim të Drejtë mes partive shqiptare të pushtetit dhe opozitës. Nga VLEN theksojnë se për herë të parë përfaqësimi i drejtë nuk do të varet më nga vullneti politik i qeverive apo nga marrëveshjet partiake, por do të rregullohet përmes një ligji të qartë, të detyrueshëm dhe të mbikëqyrshëm.

“Për të njëjtin ligj, mendim pozitiv ka dhënë edhe Komisioni i Venecias, autoriteti më i lartë evropian për çështje kushtetuese dhe juridike. Kjo e rrëzon përfundimisht propagandën e BDI-së, e cila për vite fliste për përfaqësim, por kurrë nuk pati guximin, vullnetin dhe ndershmërinë politike ta rregullojë atë me ligj. VLEN e ka bërë atë që të tjerët vetëm e premtuan. Sot, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat po shndërrohet në mekanizëm ligjor që garanton barazi reale, transparencë dhe drejtësi për të gjithë qytetarët, pa dallim përkatësie dhe pa ndërmjetës partiak”, thonë nga VLEN.

Nga BDI thonë se ligji nuk duhet të kalojë, derisa e quajnë “mashtrimit politik”. Nënkryetari i integristëve Arbër Ademi numëroi sipas tij tre çështje thelbësore që nuk i ka propozim ligji dhe thotë se i kthen shqiptarët në pozitën para vitit 2001 kur punësimi ishte 0.2%, pa përfaqësim të drejt dhe adekuat.

“Pra kuota etnike nuk do të ketë, pra do të jemi në të njëjtën gjendje si para vitit 2001, do të vazhdojmë me atë gjendje, nuk ka obligim për institucione, për organet e shtetit, institucione në përgjithësi – që qytetarët t’i identifikojë në bazë të etnisë me rastin e punësimit dhe avancimit që do të thotë se vazhdon të mbetet ai obligim që Gjykata Kushtetuese në mënyrë jokushtetuese ia ndaloi institucioneve që t’i njeh në bazë të etnisë dhe e fundit nuk ka dispozita sanksionuese”, u shpreh Arbër Ademi – nënkryetar i BDI-së.

Ligji pritet së shpejti të hyjë në procedurë parlamentare dhe VLEN u bën thirrje të gjithë deputetëve, pa përjashtim, që t’i kthehen arsyes, përgjegjësisë dhe interesit publik.

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Dhjetor, 2025 17:32
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?