Qeveria hedh poshtë akuzat e LSDM-së: Pretendime të pabaza dhe manipulim politik

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Dhjetor, 2025 15:08

Qeveria hedh poshtë akuzat e LSDM-së: Pretendime të pabaza dhe manipulim politik

Qeveria ka reaguar ndaj konferencës për shtyp të mbajtur sot nga LSDM-ja, duke i cilësuar pretendimet e saj si “plotësisht të pabaza, të pasakta dhe shpifje të rënda”.

“Në lidhje me konferencën për shtyp të opozitës të mbajtur sot, jemi të detyruar të theksojmë qartë dhe pa dyshim se pretendimet e shpalosura janë plotësisht të pabaza, të pasakta dhe paraqesin shpifje të rëndë dhe konstruksion të qëllimshëm”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

Sipas Qeverisë, qëllimi i opozitës është krijimi i narrativave pa bazë faktike, ndërsa të gjitha të dhënat relevante, siç theksohet, janë publike dhe lehtësisht të verifikueshme përmes sistemeve elektronike zyrtare të institucioneve kompetente. “Këto konstruksione të dobëta dhe të pa ide shpërbëhen lehtësisht me verifikimin më bazik”, nënvizohet në deklaratë.

Duke iu referuar njërit prej rasteve të përmendura nga opozita, Qeveria sqaron se bëhet fjalë për një prokurim publik të centralizuar për 20 ministri, të miratuar me vendim të Qeverisë. “Prokurimi i këtyre sistemeve ka për qëllim forcimin e sigurisë kibernetike të institucioneve, përmes identifikimit në kohë të dobësive të sigurisë dhe mbrojtjes proaktive nga kërcënimet”, thuhet më tej.

Sipas Qeverisë, në këtë procedurë kanë marrë pjesë dy oferta dhe subjekti i përmendur ka pasur ofertën më të favorshme. “Procedura u zhvillua pa asnjë vërejtje dhe pa asnjë ankesë të parashtruar”, theksohet në reagim.

Në lidhje me prokurimin tjetër publik, Qeveria sqaron se bëhet fjalë për një softuer të domosdoshëm për një projekt të premtuar ndaj qytetarëve, me qëllim rritjen e transparencës dhe digjitalizimin e proceseve institucionale. “Parashikohen module për ndjekjen e kontratave, burimet njerëzore, shqyrtimin e kërkesave nga institucione të ndryshme, si dhe pasqyrimin e shpenzimeve operative për secilin institucion”, sqaron Qeveria.

Në reagim thuhet se këto fakte dëshmojnë se bëhet fjalë për “një përpjekje tendencioze për manipulim politik”, ndërsa pretendimet për individë dhe privilegje të supozuara cilësohen si “absolutisht të pasakta dhe në kundërshtim të drejtpërdrejtë me faktet dhe dokumentacionin zyrtar”.

“Publikisht dhe me përgjegjësi pohojmë se në të gjitha procedurat nuk ekziston as edhe një lëshim minimal, as ndonjë parregullsi më e vogël”, thekson Qeveria, duke shtuar se opozita, sipas saj, po i rikthehet “recetës së vjetër të trillimeve” për mungesë idesh dhe vizioni.

Në fund, Qeveria nënvizon se institucionet punojnë në mënyrë transparente dhe ligjore, ndërsa u bën thirrje qytetarëve të informohen nga burimet zyrtare. “Publiku meriton përgjegjësi, fakte dhe transparencë”, përfundon reagimi.

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Dhjetor, 2025 15:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?