Yll Limani publikon albumin e tij të dytë “Thirrëm Sot ose Nesër”
Artisti kosovar Yll Limani ka prezantuar albumin e tij të dytë, titulluar “Thirrëm Sot ose Nesër”, një projekt me 16 këngë që përzien pop-rock dhe baladat klasike, duke reflektuar stilin unik dhe emocionin karakteristik të artistit.
Ky album shënon një kapitull të ri artistik për Yll Limanin, duke treguar një anë më guximtare, personale dhe të kompletuar se kurrë më parë.
Çdo këngë e albumit vjen e shoqëruar me një visualizer, të realizuar në Barcelona, Spanjë, nën ekzekutimin e label-it Three60 Music, duke krijuar një standard të lartë vizual dhe një eksperiencë unike për fansat.
Për promovimin e albumit, u zhvillua një kampanjë pre-release e gjerë në Prishtinë, duke përfshirë brendimin e autobusëve dhe pritoreve me inicialet “TSN” dhe vendosjen e billboard-eve strategjikë. Pas publikimit të emrit të albumit dhe artwork-ut zyrtar, elementi misterioz “TSN” u transformua në “Thirrëm Sot ose Nesër”, duke ngjallur kuriozitet dhe diskutime të gjera në rrjetet sociale.
Albumi tashmë është i disponueshëm në të gjitha platformat digjitale, duke konsoliduar Yll Limanin si një nga artistët më të rëndësishëm të skenës muzikore rajonale.
Flaka
















