KRRE ul çmimin e eurodizelit për 2 denarë, çmimet e benzinave mbeten të pandryshuara

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Dhjetor, 2025 18:02

KRRE ul çmimin e eurodizelit për 2 denarë, çmimet e benzinave mbeten të pandryshuara

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) ka miratuar vendim për uljen e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, me një ulje mesatare prej 0,60 për qind në krahasim me vendimin e datës 18.12.2025.

Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i eurodizelit (EURODIZEL BS D-E V) ulet për 2,00 denarë për litër. Ndërkohë, çmimet e benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe të vajit ekstra të lehtë për amvisëri EL-1 dhe mazutit M-1 SU, mbeten të pandryshuara.

Nga data 20.12.2025, ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

  • Benzinë motori EUROSUPER BS-95 – 71,00 denarë për litër
  • Benzinë motori EUROSUPER BS-98 – 73,00 denarë për litër
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) – 64,50 denarë për litër
  • Vaj për djegie ekstra i lehtë EL-1 – 65,50 denarë për litër
  • Mazut M-1 SU – 32,635 denarë për kilogram

KRRE njofton se çmimet janë përcaktuar në bazë të lëvizjeve në tregjet botërore të derivateve të naftës dhe kursit të këmbimit të denarit.

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Dhjetor, 2025 18:02
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?