Anketa e IPIS: VMRO-DPMNE kryeson me 26%, BDI 8,9%

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Dhjetor, 2025 13:48 Përditësuar

Anketa e IPIS: VMRO-DPMNE kryeson me 26%, BDI 8,9%

Marketing Politik

VMRO-DPMNE vazhdon të ruajë epërsinë e thellë në skenën politike të vendit, ndërsa kryeministri dhe lideri i kësaj partie, Hristijan Mickoski, gëzon besimin më të madh të qytetarëve. Këto janë rezultatet e hulumtimit të publikuar sot nga Instituti për Hulumtime Politike (IPIS), me titull “Perceptimi i qytetarëve për rejtingun e partive dhe politikanëve”.

Sipas anketës, nëse javën e ardhshme do të mbaheshin zgjedhje parlamentare, 26 për qind e qytetarëve do të votonin për partinë në pushtet VMRO-DPMNE, ndërsa për opozitën LSDM do të votonin 9,8 për qind. Në bllokun shqiptar, Koalicioni BDI do të merrte 8,9 për qind të votave, ndërsa Koalicioni VLEN 8,2 për qind.

Më tej, 5,9 për qind e të anketuarve janë shprehur për Levicën, 3,9 për qind për ZNAM, ndërsa 1,7 për qind për ndonjë parti tjetër. 13,1 për qind kanë deklaruar se nuk do të votonin për asnjë parti, 11 për qind nuk kanë dashur të përgjigjen, ndërsa 11,7 për qind kanë thënë se nuk e dinë ose nuk kanë përgjigje.

Sa i përket besimit ndaj politikanëve, 27,3 për qind e qytetarëve kanë deklaruar se besimin më të madh e kanë te kryeministri Hristijan Mickoski. Megjithatë, një përqindje e lartë, 25,5 për qind, janë shprehur se nuk kanë besim te asnjë politikan, ndërsa 9,5 për qind nuk kanë dhënë përgjigje ose nuk e dinë.

Në vendin e dytë në rang vendi dhe i pari në bllokun shqiptar renditet lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, me 9 për qind të besimit. Pas tij vijnë kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, me 5,1 për qind, Dimitar Apasiev nga Levica me 5 për qind dhe Maksim Dimitrievski me 3,8 për qind.

Lista vazhdon me Izet Mexhiti (3,5%), Bilall Kasami (2,8%), Afrim Gashi (2,3%), presidentja Gordana Siljanovska-Davkova (2,1%), ish-presidenti Stevo Pendarovski (1,3%) dhe ish-kryeministri Nikola Gruevski (1,1%).

Hulumtimi është realizuar përmes anketës telefonike në periudhën 15–18 dhjetor të këtij viti, me gjithsej 1.114 të anketuar të rritur, në nivel shtetëror. Gazeta Flaka

45
SONDAZHI JAVOR

A mendoni se qeveria aktuale po bën mjaft për të përmirësuar gjendjen ekonomike dhe jetën e qytetarëve?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Dhjetor, 2025 13:48 Përditësuar

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
45
SONDAZHI JAVOR

A mendoni se qeveria aktuale po bën mjaft për të përmirësuar gjendjen ekonomike dhe jetën e qytetarëve?