Njihuni me kryesinë e re të BDI-së

Bashkimi Demokratik për Integrim ka bërë publike përbërjen e kryesisë së re partiake, me Ali Ahmetin sërish në krye të partisë. Struktura e re drejtuese përfshin nënkryetarë, sekretarë dhe anëtarë nga degë të ndryshme të partisë.
Nënkryetarë të BDI-së janë emëruar: Bujar Osmani, Faton Ahmeti, Arta Bilalli-Zendeli, Arbana Pasholli dhe Erkan Arifi.
Postin e Sekretarit të Përgjithshëm e mban Arbër Ademi, ndërsa Sekretar Organizativ është Nebi Rexhepi. Arbëresha Vlashi është emëruar Sekretare për Mundësi të Barabarta.
Anëtarë të kryesisë janë: Admir Miftari, Ajshe Osmani, Albert Tairi, Ardita Dani, Artan Bushi, Bajram Rexhepi, Besnik Rameti, Ejup Abazi, Faton Aliti, Gent Lika, Ilir Hasani, Imran Zhupani, Isamedin Azizi, Jetmir Ziberi, Jeton Shaqiri, Liridona Beqiri, Lulzime Ballazhi, Mirsad Ibrahimi, Muharem Xhezairi, Nafi Durmishi, Ridvan Ibrahimi, Rina Ajdari, Shkodrane Dardhishta, Xhemil Qamili dhe Ylldrita Seferi-Salihi.
Nga BDI bëjnë të ditur se kryesia e re synon riorganizimin e partisë dhe forcimin e strukturave në terren, në një kohë kur subjekti ndodhet në opozitë. Gazeta Flaka



















