AKI: Kandidat pa shanse, projekt milionësh – Nga vijnë milionat e Nevzat Bejtës për betonizimin e Mavrovës?

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Dhjetor, 2025 13:57

AKI: Kandidat pa shanse, projekt milionësh – Nga vijnë milionat e Nevzat Bejtës për betonizimin e Mavrovës?

Aleanca Kombëtare për Integrim – Gostivar ka reaguar ashpër ndaj projektit të ashtuquajtur “zhvillim turistik” në Parkun Kombëtar “Mavrovë”, duke e cilësuar atë si një ndërhyrje të rrezikshme, të paligjshme dhe me motive të dyshimta financiare e politike.

Sipas AKI-së, ajo që po tentohet të imponohet në Mavrovë nuk ka asnjë lidhje me zhvillimin e qëndrueshëm apo turizmin ekologjik, por përfaqëson një përpjekje të hapur për betonizim të një zone të mbrojtur, përmes anashkalimit të ligjit, mungesës së transparencës dhe kapjes së institucioneve.

Aleanca thekson se Plani i Menaxhimit të Parkut Kombëtar “Mavrovë” është i qartë dhe i prerë: në zonën e menaxhimit aktiv ndalohet ndërtimi i objekteve të reja turistike. Ky dokument, sipas AKI-së, është akt zyrtar me fuqi ligjore dhe ka përparësi ndaj çdo iniciative urbane të improvizuar. Çdo injorim i tij përbën shkelje të drejtpërdrejtë ligjore dhe cenim serioz të interesit publik.

Veçanërisht problematik vlerësohet përdorimi i modelit “projekt urbanistik jashtë planit urbanistik” për komplekse hoteliere dhe vendbanime të reja. Sipas AKI-së, ky është një manipulim i hapur i dispozitave ligjore, pasi ky mekanizëm është menduar për ndërtime minimale dhe raste të veçanta, e jo për ndërhyrje masive që ndryshojnë strukturën mjedisore, urbanistike dhe ekonomike të një zone të tërë. Vetë përmasat e projektit e bëjnë të detyrueshëm hartimin e një plani të detajuar urbanistik, me debat publik dhe vlerësim të plotë të ndikimit mjedisor.

AKI shpreh shqetësim të thellë edhe për mënyrën se si procedura po shtyhet në heshtje, pa përfshirje reale të publikut dhe pa ballafaqim me opinionet e ekspertëve, çka sipas tyre tregon tentativë për ta kaluar projektin “në fshehtësi”, duke shfrytëzuar boshllëqe procedurale dhe heshtjen institucionale.

Një element tjetër alarmues, sipas reagimit, është konflikti i interesit. Disa nga parcelat e përfshira në projekt rezultojnë të jenë pronë e djalit të Nevzat Bejtës, ish-kryetar i Gostivarit dhe aktualisht kandidat i VLEN-it. Në këtë kontekst, AKI ngre dyshimin se kandidimi i Bejtës për kryetar komune nuk ka motiv real politik apo elektoral, por shërben si instrument presioni për të siguruar leje ndërtimi dhe mbrojtje politike për një projekt milionësh.

“Kur një kandidat hyn në garë pa shanse reale për fitore, por familjarisht është i përfshirë në projekte që varen drejtpërdrejt nga vendimet e institucioneve, lind pyetja legjitime nëse politika po përdoret si mjet për interesa private”, thuhet në reagim.

Aleanca Kombëtare për Integrim kërkon ndalimin e menjëhershëm të procedurës, respektimin e plotë të Planit të Menaxhimit të Parkut Kombëtar “Mavrovë” dhe hapjen e një debati publik të vërtetë.

Në fund, AKI ngre edhe pyetjen kyçe për opinionin publik dhe institucionet përgjegjëse:
Nga i ka siguruar Nevzat Bejta mjetet financiare milionëshe për projekte të këtij përmasimi?
A ekziston përputhje reale mes pasurisë së deklaruar dhe ambicieve ndërtimore që sot paraqiten si “investim privat”, apo kemi të bëjmë me një tjetër rast ku pushteti politik shndërrohet në kapital ekonomik, pa transparencë dhe pa llogaridhënie?

“Mavrova nuk është pronë private dhe nuk mund të shndërrohet në monedhë shkëmbimi politik”, përfundon reagimi i Aleancës Kombëtare për Integrim – Gostivar.

63
SONDAZHI JAVOR

A mendoni se qeveria aktuale po bën mjaft për të përmirësuar gjendjen ekonomike dhe jetën e qytetarëve?

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Dhjetor, 2025 13:57

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.

Barcelona planifikon të ardhmen me Rashford në skuadër

Hansi Flick: “Barcelona më ka ndryshuar jetën”

Fabrizio Romano: Asnjë kontakt mes Real Madridit dhe Al-Hilal për Neves

Vinícius ndien mungesë mbështetjeje nga tifozët e Real Madridit

Real Madrid përfiton miliona nga koncertet dhe eventet në Bernabéu

Oscar Bobb drejt largimit nga Man City? Dortmund hyn në garë

Çair: Banorët e Serovës pa rrymë dhe ngrohje, BDI reagon ashpër

Fatmire Sherifi, një emër i qëndrueshëm i aktrimit shqiptar

Arrestime, drogë, armë dhe mashtrime online: Kronika e Zezë e fundvitit në disa qytete të vendit

VLEN: Fryrje rekord nga Taravari, sallë këshilli 50 mijë, faturë 750 mijë euro

Mickoski–Filipçe përplasen në Kuvend për energjinë dhe çmimin e rrymës

BDI: Stoilkoviqi ka shndërruar Ministrinë në instrument diskriminimi, largon 7 shqiptarë nga puna

Bejta viziton Universitetin “Vision”: Bashkëpunim për zhvillimin arsimor dhe social të Gostivarit

AKI: Kandidat pa shanse, projekt milionësh – Nga vijnë milionat e Nevzat Bejtës për betonizimin e Mavrovës?

Spiropali nga Shkupi: Gjuha shqipe të respektohet në ligj dhe në praktikë në Maqedoninë e Veriut

Gostivari në zi: Dy të rinj humbin jetën, qyteti i pikëlluar

PSG planifikon rinovimin e kontratës së Dembélé

Лимани одговара на Бејта: Советската сала ќе чини 530.000 евра – Ќе се изврши реновирање на приземниот кат

Limani iu përgjigj Bejtës: Salla e Këshillit do të kushtojë 530 mijë euro – Do të bëhet rinovimi i katit përdhesë

Përfitimet e shumta të verës së kuqe dhe çokollatës së errët për shëndetin

63
SONDAZHI JAVOR

A mendoni se qeveria aktuale po bën mjaft për të përmirësuar gjendjen ekonomike dhe jetën e qytetarëve?