Çair: Banorët e Serovës pa rrymë dhe ngrohje, BDI reagon ashpër

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Dhjetor, 2025 20:09

Çair: Banorët e Serovës pa rrymë dhe ngrohje, BDI reagon ashpër

Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega Çair ka reaguar ndaj situatës së rëndë në lagjen Serovë të Komunës së Çairit, ku qytetarët po përballen me ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, duke mbetur pa dritë dhe pa ngrohje në ditët më të ftohta të dimrit.

Sipas reagimit të BDI-së, familje të tëra, përfshirë fëmijë, të moshuar dhe persona të sëmurë, janë lënë pa kushte elementare jetese, ndërsa institucionet përgjegjëse nuk po reagojnë. Partia kritikon ashpër heshtjen e Komunës së Çairit dhe mungesën e përgjigjes nga Qeveria, duke theksuar se EVN, si operator përgjegjës, po shmang detyrimet ndaj qytetarëve.

“Është e papranueshme që në vitin 2025, qytetarët e një zone urbane të mbesin pa shërbime bazë, ndërsa institucionet të mbyllin sytë,” thuhet në reagim.

BDI – Dega Çair e cilëson këtë situatë si neglizhencë të rrezikshme që cenon dinjitetin dhe sigurinë e qytetarëve dhe shpreh mbështetje të plotë për banorët e Serovës, të cilët kanë dalë në protesta si pasojë e mosreagimit institucional. Sipas BDI-së, protestat janë rezultat i drejtpërdrejtë i dështimit të institucioneve për të kryer detyrën e tyre.

Partia u bën thirrje autoriteteve që të veprojnë menjëherë dhe të garantojnë furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike për qytetarët e Serovës. Gazeta Flaka

35
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Dhjetor, 2025 20:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
35
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?