Mickoski–Filipçe përplasen në Kuvend për energjinë dhe çmimin e rrymës

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Dhjetor, 2025 14:06

Mickoski–Filipçe përplasen në Kuvend për energjinë dhe çmimin e rrymës

Kryeministri Hristijan Mickoski ka reaguar ashpër nga foltorja e Kuvendit ndaj pyetjes së deputetit të LSDM-së, Venko Filipçe, lidhur me gjendjen në sektorin energjetik dhe paralajmërimet për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Duke bërë krahasim mes vitit 2017 dhe gjendjes aktuale, Mickoski theksoi se qeveria e kaluar e VMRO-DPMNE-së kishte lënë një sistem stabil energjetik, ndërsa sot, sipas tij, situata është alarmante.

“Në muajin gusht të vitit 2017 kishte zero borxhe, 25 milionë euro depozita, një miliard e gjysmë denarë dhe rreth 380 milionë denarë në llogarinë e atëhershme të SHA ELEM. Paga të paguara dhe prerje minimale. Ndërsa në gusht 2024 kemi vetëm 7% akumulime të energjisë elektrike, zero zbulim qymyri në RKE Manastir, deponi me vetëm 20–30 mijë tonë qymyr, blloqe të paremontuara në Manastir dhe Osllomej, borxhe prej 150 milionë eurosh. Gjendje kataklizmike”, deklaroi Mickoski.

Ai akuzoi drejtpërdrejt qeveritë e kaluara për shkatërrimin e sektorit energjetik dhe përfitime personale të lidhura me politikën.

“Kataklizëm është kompliment për atë që e latë pas. Por latë dhjetëra e qindra milionerë, përfitues politikë dhe grabitqarë që janë llumi i shoqërisë”, u shpreh kryeministri.

Sa i përket shtrenjtimit të energjisë elektrike, Mickoski tha se kjo çështje nuk duhet t’i drejtohet Qeverisë, por Komisionit Rregullator të Energjisë, duke ironizuar lidhjet politike brenda LSDM-së.

“Pse shtrenjtim i rrymës? Për këtë pyetje, zoti Filipçe, ndoshta më së miri do t’ju përgjigjet anëtari i ri i Komitetit tuaj Ekzekutiv, zoti Bislimoski, i cili është vëllai i kryetarit të KRRE-së, Marko Bislimoski. KRRE është trup i pavarur dhe nuk e di pse ma drejtoni mua këtë pyetje”, tha Mickoski.

Ai akuzoi LSDM-në edhe për manipulim të opinionit publik lidhur me përqindjen e shtrenjtimit.

“E manipuluat opinionin me shtrenjtim mbi 5%, mbi 10%, e në fund doli rreth 2 e diçka për qind”, shtoi ai.

Në përgjigje të akuzave se për një vit e gjysmë nuk është bërë asgjë në sektorin energjetik, Mickoski theksoi se drejtësia tashmë po vepron.

“Mbi 50 persona janë nën hetim ose ndaj tyre po zhvillohen procese gjyqësore për shkatërrimin e asaj që ishte lënë nga qeveria e mëparshme e VMRO-DPMNE-së, ndërsa ish-drejtori i EMV-së dhe funksionar i lartë i LSDM-së është në arrati”, deklaroi kryeministri.

Ai ngriti edhe dyshime për afera me importin e qymyrit dhe furnizime të panevojshme, që sipas tij shërbenin për ndarje provizionesh.

“A mendoni për kompanitë që merrnin të drejtë ekskluzive për import të qymyrit, ndërsa disa politikanë shpërbleheshin me xhipa të shtrenjtë? Apo për blerjen e kimikateve dhe mjeteve që nuk nevojiteshin, vetëm që të ndaheshin provizione për ish-funksionarë të lartë të LSDM-së?”, përfundoi Mickoski.

Debati në Kuvend u zhvillua në një atmosferë të tensionuar, duke reflektuar përplasjen e thellë politike rreth gjendjes së sektorit energjetik dhe përgjegjësive për krizën aktuale. Gazeta Flaka

63
SONDAZHI JAVOR

A mendoni se qeveria aktuale po bën mjaft për të përmirësuar gjendjen ekonomike dhe jetën e qytetarëve?

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Dhjetor, 2025 14:06

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.

Hansi Flick: “Barcelona më ka ndryshuar jetën”

Fabrizio Romano: Asnjë kontakt mes Real Madridit dhe Al-Hilal për Neves

Vinícius ndien mungesë mbështetjeje nga tifozët e Real Madridit

Real Madrid përfiton miliona nga koncertet dhe eventet në Bernabéu

Oscar Bobb drejt largimit nga Man City? Dortmund hyn në garë

Çair: Banorët e Serovës pa rrymë dhe ngrohje, BDI reagon ashpër

Fatmire Sherifi, një emër i qëndrueshëm i aktrimit shqiptar

Arrestime, drogë, armë dhe mashtrime online: Kronika e Zezë e fundvitit në disa qytete të vendit

VLEN: Fryrje rekord nga Taravari, sallë këshilli 50 mijë, faturë 750 mijë euro

Mickoski–Filipçe përplasen në Kuvend për energjinë dhe çmimin e rrymës

BDI: Stoilkoviqi ka shndërruar Ministrinë në instrument diskriminimi, largon 7 shqiptarë nga puna

Bejta viziton Universitetin “Vision”: Bashkëpunim për zhvillimin arsimor dhe social të Gostivarit

AKI: Kandidat pa shanse, projekt milionësh – Nga vijnë milionat e Nevzat Bejtës për betonizimin e Mavrovës?

Spiropali nga Shkupi: Gjuha shqipe të respektohet në ligj dhe në praktikë në Maqedoninë e Veriut

Gostivari në zi: Dy të rinj humbin jetën, qyteti i pikëlluar

PSG planifikon rinovimin e kontratës së Dembélé

Лимани одговара на Бејта: Советската сала ќе чини 530.000 евра – Ќе се изврши реновирање на приземниот кат

Limani iu përgjigj Bejtës: Salla e Këshillit do të kushtojë 530 mijë euro – Do të bëhet rinovimi i katit përdhesë

Përfitimet e shumta të verës së kuqe dhe çokollatës së errët për shëndetin

Studim paralajmëron: Gota kartoni për çaj dhe kafe mund të lirojë mikroplastika të dëmshme

63
SONDAZHI JAVOR

A mendoni se qeveria aktuale po bën mjaft për të përmirësuar gjendjen ekonomike dhe jetën e qytetarëve?