Akuzat e kundërshtarëve politikë, Bejta i quan akuza të pabaza dhe pa argumente

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Dhjetor, 2025 21:26

Akuzat e  kundërshtarëve politikë,  Bejta i  quan  akuza të pabaza dhe pa argumente

Kandidati i VLEN-it për komunën e Gostivarit, Nevzat Bejta, deklaroi sonte në emisionin “Debat në SHENJA” se kundërkandidati i tij, Valbon Limani, nuk është i gatshëm të udhëheqë komunën pasi është nën ndikimin e mentorit të tij, Arben Taravari.

“Unë mendoj se për demokracinë do të ishte shumë produktive që z. Limani të debatonte drejtpërdrejt me mua për të mirën e qytetit të Gostivarit. Por ai nuk guxon, sepse mentori i tij, Arben Taravari, nuk e lejon. Ky djalë nuk është për kryetar, sepse është nën hijen e Taravarit. Mësuesin e ka shumë të keq. Taravari ka bërë krim, nuk ka bërë korrupsion. Korrupsioni është gjë e lehtë, por krimi është më i rëndë,” deklaroi Bejta.

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, sonte në emisionin “Debat në SHENJA” ka ngritur akuza të rënda ndaj kundërkandidatit të tij, duke e akuzuar për, siç tha ai, “krim” në lidhje me furnizimin e karrigeve për institucionet komunale.

Bejta deklaroi se ka qenë i pranishëm në momentin e nënshkrimit të Kodit për zgjedhje të lira dhe demokratike, ndërsa akuzoi se një karrige për kryesuesin e Këshillit Komunal, e cila sipas tij kushton rreth 30 euro, është faturuar me një vlerë mbi 10 mijë euro.

“Kjo që ka ndodhur nuk është korrupsion, por krim. Krim është. Ajo që e ka bërë Taravari si krim, ky e ka vazhduar. Kemi plot afaristë që merren me biznese dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur në asnjë komunë në vend, por as në komunat e Ballkanit. Ky është skandali më i madh”, deklaroi Bejta.

Ai shtoi se akuzat për këtë rast, sipas tij, janë pranuar edhe nga vetë përfaqësuesit e pushtetit aktual, ndërsa hodhi poshtë reagimet e kundërshtarëve politikë, duke i cilësuar si akuza të pabaza dhe pa argumente.

“Nëse kanë argumente, le të vijnë këtu dhe të ballafaqohen me mua. Ballafaqimi do të jetë ballë për ballë, ndërsa vlerësimin do ta japin qytetarët”, theksoi Bejta. 

35
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Dhjetor, 2025 21:26
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
35
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?