Stolkoviç publikon video – shihen zyrat ku punonin shqiptarët pa kushte elementare pune

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Dhjetor, 2025 17:45 Përditësuar

Stolkoviç publikon video – shihen zyrat ku punonin shqiptarët pa kushte elementare pune

Ministri për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Ivan Stolkoviç, ka publikuar një video në kanalin e tij në TikTok, ku tregon gjendjen e një zyre brenda ministrisë që ai drejton. Pamjet kanë hapur debat publik, pasi në to dëshmohen akuzat e punonjësve shqiptarë për kushte të papranueshme pune.

“Kjo është zyra në Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, e cila, në vend se të funksionojë si institucion shtetëror, është shndërruar në atë që shihni”, deklaron Stolkoviç në përshkrimin e videos. Sipas ministrit, në këtë ambient kanë “punuar” një ditë më parë nëpunësit e larguar nga puna, të cilët, siç thotë ai, “për një rastësi janë nga BDI-ja”.

“Në këtë ambient ‘punuan’ dje nëpunësit e larguar nga puna. Pas dokumentimit të gjendjes, të njëjtit u dërguan të shkojnë të flenë në shtëpi. Kaq”, shkruan Stolkoviç.

Nga ana tjetër, videoja vetë përforcon akuzat e punonjësve shqiptarë, pasi në zyrë nuk vërehen kushte elementare për punë: mungojnë ulëset, tavolinat, si dhe pajisjet bazë teknologjike si kompjuterë, printerë apo mjete të tjera të domosdoshme për funksionimin normal të një institucioni shtetëror. Publikimi i videos në TikTok ka nxitur reagime të shumta, ndërsa çështja e kushteve të punës dhe trajtimit të punonjësve në Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive pritet të vazhdojë të jetë në fokus të debatit publik. Gazeta Flaka

Lexo edhe: Ministria e Stoilkoviqit nën akuzë: Mobing dhe poshtërim për shqiptarët

Reagon Bujar Osmani: Ministria e Stoilkoviqit shndërrohet në laborator frikësimi për shqiptarët

9
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Dhjetor, 2025 17:45 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
9
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?