Yll Limani rrëfen jetën personale: “Momentalisht jam single”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 26 Dhjetor, 2025 17:51

Yll Limani rrëfen jetën personale: “Momentalisht jam single”

I ftuar në një emision televiziv, këngëtari i njohur Yll Limani ka ndarë me publikun detaje të reja jo vetëm rreth muzikës dhe albumit të tij më të fundit, por edhe nga jeta personale dhe marrëdhëniet sentimentale.

Pa u rezervuar, Ylli u pyet për statusin e tij aktual në dashuri dhe nëse është në një lidhje. Artisti u përgjigj hapur, duke pranuar se aktualisht është beqar dhe se vitet e fundit kanë qenë të mbushura me ulje-ngritje në këtë aspekt të jetës së tij.

“Momentalisht jam single. Këto dy vitet e fundit kam pasur ulje dhe ngritje në atë departament. Tani, për të thënë të drejtën, kam shumë qejf të ‘rehatohem’. Çfarëdo përpjekjeje që bëj, qoftë në shkrim, në dalje apo edhe në komunikim, dua që përfundimi të jetë diçka serioze, me kuptim dhe që zgjat”, u shpreh Limani.

I pyetur nëse karriera e tij artistike ka ndikuar ndonjëherë negativisht në marrëdhëniet e dashurisë, këngëtari pranoi se dinamika e jetës së artistëve shpeshherë paraqet vështirësi.

“Ajo është gjithmonë problematike dhe një pengesë. Nuk e fajësoj askënd që ka problem me këtë lloj jete që bëjmë ne artistët. Sa më shumë që njerëzit dinë, aq më shumë energjia shterron”, tha ai.

Në fund, Yll Limani foli edhe për dallimin mes dashurisë në këngë dhe asaj në jetën reale, duke theksuar se realiteti është shumë më kompleks.

“Dashuria në jetën reale është më e komplikuar se ajo në këngë. Edhe unë jam më i komplikuar, por mundohem të mos bëhem toksik. Me kalimin e kohës, njeriu duhet të bëhet më i shëndetshëm emocionalisht”, përfundoi këngëtari.

Flaka

9
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 26 Dhjetor, 2025 17:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
9
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?