Kampi i AKI-së në Gostivar mbrëmë ka zhvilluar vizitë në fshatrat e Malësisë së Gostivarit – Tërnovë, Padalisht dhe Sërmnovë.
Në këto takime, kandidati për kryetar komune nga radhët e AKI-së, Valbon Limani, i shoqëruar nga Valdet Xhaferi, kryesues i ri i Këshillit Komunal dhe kryetar i degës së BDI-së në Gostivar, ka bashkëbiseduar drejtpërdrejt me banorët për problemet konkrete dhe nevojat e zonës.
Limani prezantoi programin zgjedhor, duke u ndalur te projektet që tashmë janë realizuar në Malësi, si dhe ato që parashihen të realizohen në mandatin e ardhshëm. Ai theksoi se zhvillimi i Gostivarit kërkon planifikim serioz, projekte të shkruara dhe përgjegjësi ndaj fjalës së dhënë.
“S’flasim me premtime boshe, por me projekte konkrete dhe angazhim të matshëm. Gostivari që duam ndërtohet bashkë, me besim dhe punë,” u shpreh Limani para banorëve. Gazeta Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
3 Janar, 2026 20:15 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.