Nevzat Bejta në Raven: Dëgjova kërkesat dhe ankesat e banorëve

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Janar, 2026 22:13

Nevzat Bejta në Raven: Dëgjova kërkesat dhe  ankesat e banorëve

Nevzat Bejta, kandidat i VLEN-it për kryetar të Komunës së Gostivarit në zgjedhjet e përsëritura të 11 janarit, ka zhvilluar sot një takim me banorët e fshatit Raven, ku ka bashkëbiseduar drejtpërdrejt me ta dhe ka dëgjuar kërkesat dhe shqetësimet e tyre.

Sipas Bejtës, banorët e Ravenit kanë shprehur pakënaqësi të mëdha për neglizhencën komunale gjatë viteve të fundit, duke theksuar mungesën e investimeve dhe zhvillimit.

“Takova sot banorët e Ravenit dhe bashkëbisedova me ta, dëgjova kërkesat e tyre dhe ankesat e shumta nga neglizhenca komunale në këto vitet e fundit,” u shpreh Bejta.

Ai theksoi se qytetarët kërkojnë zhvillim real dhe projekte konkrete, ndërsa para tyre prezantoi edhe vizionin dhe projektet që do të realizohen pas marrjes së mandatit.

“Ata kërkuan zhvillim dhe investime, ndërsa unë para tyre prezantova projektet që do të realizohen me ardhjen time në krye të Komunës,” deklaroi kandidati i VLEN-it.

Bejta shtoi se bashkë me banorët është zotuar që çdo projekt dhe çdo punë të realizohet në përputhje me kërkesat e qytetarëve.

“Bashkë u zotuam që çdo punë do të realizohet sipas kërkesave që ata i kanë, sepse pas fitores së madhe më 11 janar, na presin shumë punë të mira,” përfundoi Bejta.

Zgjedhjet e përsëritura për kryetar të Komunës së Gostivarit do të mbahen më 11 janar, ndërsa fushata po vazhdon me takime intensive të kandidatëve me qytetarët në të gjitha vendbanimet e komunës.

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Janar, 2026 22:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?