Shëtitore e re për Gostivarin: Valbon Limani zbulon projektin

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Janar, 2026 22:28

Shëtitore e re për Gostivarin: Valbon Limani zbulon projektin

Kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Valbon Limani, po vazhdon prezantimin e programit të tij zgjedhor përmes projekteve konkrete për zhvillimin urban të qytetit.

Përmes një videoje të publikuar në faqen e tij zyrtare, Limani ka njoftuar për ndërtimin e një hapësire të re publike prej 1,610 metrash katrorë në qendër të Gostivarit, konkretisht në rrugën e njohur si ajo e kinemasë së vjetër. Projekti parasheh krijimin e një shëtitoreje që kombinon hijeshinë klasike me elegancën moderne, duke i dhënë qytetit një dimension të ri urban.

“Në zemër të qytetit, në rrugën e njohur si ajo e kinemasë së vjetër, po ndërtojmë një hapësirë prej 1,610 metrash katrorë, një shëtitore që ndërthur hijeshinë klasike me elegancën moderne. Me kalldrëm, travertin, kandelabra ndriçuese, ulëse dhe vendpushime komode, si dhe me një fontanë e hapësira të sigurta për fëmijët, kjo do të jetë një zonë e re për shëtitje, relaks dhe jetë urbane”, ka deklaruar Limani.

Sipas tij, ky projekt synon të rrisë cilësinë e jetës në qytet, të krijojë hapësira të sigurta dhe funksionale për qytetarët e të gjitha moshave, si dhe ta kthejë qendrën e Gostivarit në një pikë tërheqëse për jetën sociale dhe urbane. Gazeta Flaka

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Janar, 2026 22:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?