Nevzat Bejta viziton lagjen Pitarnica dhe fshatin Çajlë: Koha e punëve të mira

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Janar, 2026 22:52

Nevzat Bejta viziton lagjen Pitarnica dhe fshatin Çajlë: Koha e punëve të mira

Kandidati për kryetar komune i Gostivarit, Nevzat Bejta, ka vijuar takimet me qytetarët, duke nisur ditën me vizitë në lagjen Pitarnica, një nga lagjet më të mëdha të qytetit, e cila ndër vite është zgjeruar ndjeshëm me zona të reja banimi, por që sipas banorëve ka mbetur e harruar nga ish-udhëheqësia komunale.

Në takimin me banorët e Pitarnicës, ata shprehën hapur revoltën dhe zhgënjimin për mospërfilljen e vazhdueshme gjatë tetë viteve të fundit nga pushteti lokal, duke theksuar mungesën e vëmendjes institucionale dhe investimeve konkrete.

Bejta, duke iu drejtuar banorëve, theksoi se projektet e realizuara gjatë mandatit të tij vazhdojnë edhe sot të jenë bazë për zhvillimin e kësaj lagjeje.

“Banorët e Pitarnicës, pavarësisht zhgënjimit të akumuluar ndër vite, u shprehën mirënjohës për projektet që u realizuan gjatë mandatit tim dhe që edhe sot shërbejnë si themel për zhvillimin e lagjes,” u shpreh Bejta.

Ai shtoi se me fitoren e 11 janarit do të rikthehet vëmendja institucionale dhe investimet e nevojshme në çdo lagje të Gostivarit.
“Së bashku, me fitoren e madhe të 11 janarit, do ta rikthejmë zhvillimin e qëndrueshëm dhe investimet e domosdoshme në çdo cep të Gostivarit,” deklaroi Bejta.

Në përmbyllje të ditës, kandidati për kryetar komune vizitoi edhe fshatin Çajlë, ku u takua me banorët dhe bashkëbisedoi nga afër për problemet dhe nevojat e tyre.

“E përmbylla ditën sot duke takuar banorët e fshatit Çajlë. I dëgjova me vëmendje kërkesat e tyre dhe ua prezantova programin tim zgjedhor,” tha Bejta, duke shtuar se investimet do të rikthehen me përkrahje të dyfishtë institucionale.

“Premtova se me përkrahjen e Komunës dhe të pushtetit qendror do të kthehen projektet dhe investimet e nevojshme për këtë vendbanim. Do të punohet sipas kërkesës së banorëve, sepse tashmë është koha e punëve të mira e jo e premtimeve boshe,” përfundoi Bejta. Flaka

35
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Janar, 2026 22:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
35
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?