Selimi: Takimi i liderëve me Mickoskin , vetëm nëse tema e vetme janë ndryshimet kushtetuese

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Janar, 2026 11:38

Selimi: Takimi i liderëve me Mickoskin , vetëm nëse tema e vetme janë ndryshimet kushtetuese

Analisti politik Sefer Selimi vlerëson se ftesa e kryeministrit Hristijan Mickoski për takim të liderëve politikë duhet të pranohet vetëm nëse në rendin e ditës ka një pikë të vetme dhe të qartë: ndryshimet kushtetuese për zhbllokimin e negociatave me Bashkimin Evropian.

“Ftesa e Kryeministrit Mickoski për takim liderësh duhet të pranohet vetëm nëse rendi i ditës ka një pikë të vetme dhe të qartë: ndryshimet kushtetuese për zhbllokimin e negociatave me Bashkimin Evropian”, thekson Selimi.

Sipas tij, çdo temë tjetër në një takim të tillë do të shërbente vetëm si mbulesë politike për bllokadën aktuale të procesit evropian.

“Çdo temë tjetër do të shërbente si alibi politike për bllokadën që kjo qeveri po ia imponon shtetit”, shprehet Selimi.

Ai kritikon edhe narrativën e pushtetit për të ashtuquajturën “agjendë të reformave evropiane”, duke theksuar se nuk ka kuptim të flitet për reforma kur vetë procesi i integrimit mbahet i bllokuar me vetëdije politike.

“Nuk ka kuptim të flitet për ‘agjendën e reformave evropiane’ përderisa vetë procesi evropian mbahet i bllokuar me vetëdije politike. ‘Agjenda e reformave’ nuk mund të shitet si zëvendësim i negociatave”, përfundon Selimi. Gazeta Flaka

133
SONDAZHI JAVOR

A mendoni se Qeveria aktuale po i përmbush premtimet zgjedhore?

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Janar, 2026 11:38

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
133
SONDAZHI JAVOR

A mendoni se Qeveria aktuale po i përmbush premtimet zgjedhore?