Turqia dhe Siria diskutojnë krizën në Halep pas sulmeve të YPG/SDF

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 11 Janar, 2026 14:27

Turqia dhe Siria diskutojnë krizën në Halep pas sulmeve të YPG/SDF

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, dhe homologu i tij sirian, Asaad Hassan al-Shaibani, kanë zhvilluar sot një bisedë telefonike, ku në fokus ishte përkeqësimi i situatës së sigurisë në qytetin e Halepit, bëjnë të ditur burime diplomatike turke, transmeton Anadolu.

Sipas autoriteteve siriane, organizata YPG/SDF ka ndërmarrë sulme në disa zona të Halepit nga territoret që i ka nën kontroll që prej 6 janarit, duke shkelur marrëveshjen e arritur më 10 mars të vitit të kaluar. Qeveria siriane i ka bërë thirrje grupit që të respektojë këtë marrëveshje dhe të ndalë veprimet e armatosura.

Si pasojë e vazhdimit të sulmeve, ushtria siriane ka nisur operacione të synuara kundër pozicioneve të YPG/SDF në lagjet Sheikh Maqsoud dhe Ashrafiyah, të cilat sipas Damaskut ndodheshin nën kontrollin e grupit.

Më 10 mars të vitit të kaluar, presidenca siriane kishte njoftuar nënshkrimin e një marrëveshjeje për integrimin e YPG/SDF në institucionet shtetërore, duke riafirmuar unitetin territorial të Sirisë dhe duke refuzuar çdo përpjekje për ndarje të vendit. Megjithatë, autoritetet siriane theksojnë se në muajt pasues grupi nuk ka zbatuar detyrimet e marrëveshjes.

Qeveria siriane ka intensifikuar masat e sigurisë në të gjithë vendin që nga rrëzimi i regjimit të Bashar al-Asadit në dhjetor 2024, pas 24 vitesh në pushtet. Sipas të dhënave zyrtare, që nga 6 janari, të paktën nëntë persona janë vrarë dhe 55 të tjerë janë plagosur, shumica prej tyre civilë, si pasojë e sulmeve të grupit.

Ndërkohë, Komiteti i Qendrës së qytetit të Halepit njoftoi se rreth 142 mijë persona janë evakuuar në zona më të sigurta brenda qytetit për shkak të përshkallëzimit të dhunës.

Flaka

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 11 Janar, 2026 14:27
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?