Molieri: Gjeni i komedisë që goditi veset dhe hipokrizinë e shoqërisë
Jean-Baptiste Poquelin, i njohur si Molieri, mbetet një nga figurat më të ndritura të letërsisë botërore, i njohur për komeditë që shfaqin hipokrizinë, degjenerimin moral dhe veset e njerëzve. Jetoi gjatë “shekullit të artë” të Francës dhe krijoi një trupë aktorësh që më vonë u quajt Teatri Mbretëror – Molier.
Molieri nuk ishte vetëm autor, por edhe aktor, regjisor dhe drejtues trupe, duke revolucionuar teatrot e kohës. Vepra e tij ishte mjeti për të mësuar moralin përmes humorit, duke kritikuar shoqërinë dhe veprimet e saj negative. Një nga veprat më të njohura, “Kopraci”, godet pasurinë dhe kopracinë, ndërsa personazhi Harpagon është shembull i një karakteri të robëruar nga veset e veta.
Ai sfidoi censurën dhe shoqërinë e kohës, duke trajtuar temat më delikate me katarsis komik, dmth. duke pastruar shpirtin e spektatorit përmes së qeshurës. Veprat e tij më të famshme përfshijnë: Tartufi, Don Zhuani, Mizantropi, Kopraci dhe Borgjezi fisnik.
Molieri është një simbol i teatrit të madh dhe i komedisë morale, i cili, së bashku me Shekspirin, ka lënë gjurmë të paharrueshme në dramaturgjinë botërore. Veprat e tij vazhdojnë të jenë aktuale edhe sot, duke u shfaqur në skena të ndryshme të botës dhe duke i bërë publikut të reflektojë mbi vetveten përmes humorit.
Flaka
















