Nga Dialogu Strategjik i Bujar Osmanit me SHBA te pezullimi i vizave. Ku përfundoi diplomacia e Maqedonisë?

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Janar, 2026 11:13

Nga Dialogu Strategjik i Bujar Osmanit me SHBA te pezullimi i vizave. Ku përfundoi diplomacia e Maqedonisë?

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, rikujton në rrjete sociale se Dialogu Strategjik mes Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara nisi më 2 qershor 2022 në Uashington, si vazhdim i Partneritetit Strategjik të vitit 2008, duke shënuar një fazë të re të bashkëpunimit dypalësh. Komenti i tij vjen një dit pas informacionit se SHBA pezullon përkohësisht dhënien e vizave edhe për Maqedoninë e Veriut.

Sipas Osmanit, ky mekanizëm krijoi komunikim të rregullt politik të nivelit të lartë dhe bashkëpunim të gjerë ndërinstitucional.

“Një vit më vonë, në qershor 2023, Qeveria miratoi Planin dhjetëvjeçar të veprimit në kuadër të Dialogut Strategjik, për periudhën 2023–2033, i cili paraprakisht ishte harmonizuar dhe kishte marrë “no objection” edhe nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së. Ministria e Punëve të Jashtme u caktua si institucioni përgjegjës për ndjekjen dhe koordinimin e zbatimit të këtij plani, përmes koordinimit horizontal me të gjitha ministritë dhe institucionet tjera.
Në kuadër të këtij Dialogu Strategjik, gjatë vitit 2024 filluan edhe procedurat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në programin amerikan “Global Entry”, i cili do t’u mundësonte qytetarëve tanë që posedojnë vizë amerikane hyrje të shpejtë dhe pa kontrollet e zakonshme të gjata kufitare dhe doganore në SHBA.
Paralelisht, si pjesë e një procesi më afatgjatë, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe shërbimet e sigurisë, nisën edhe përshtatjet e sistemeve të sigurisë së vendit me standardet amerikane, me qëllim përmbushjen e kritereve për hyrje në programin Visa Waiver të SHBA-së – një proces që në fund duhet të çojë drejt regjimit pa viza ndërmjet dy vendeve”, shkruan Osmani në facebook.

Nga ana tjetër, nga dje Departamenti Amerikan i Shtetit pritet të pezullojë përpunimin e aplikimeve për viza për qytetarë nga rreth 75 shtete, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, duke filluar nga 21 janari 2026. Masa është pjesë e një rishikimi më të gjerë të procedurave që lidhen me kriterin e ashtuquajtur “public charge”.

Sipas mediave amerikane, vendimi bazohet në një dokument të brendshëm të dërguar seksioneve konsullore, ku thuhet se pezullimi do të zgjasë për një periudhë të pacaktuar, derisa të përfundojë rivlerësimi i mënyrës së kontrollit dhe marrjes së vendimeve për aplikantët. Përjashtimet do të jenë shumë të kufizuara.

9
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Janar, 2026 11:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
9
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?