Një libër i mirë në dorë, i shtrirë në divan gjatë netëve të ftohta të dimrit

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Janar, 2026 20:59 Përditësuar

Një libër i mirë në dorë, i shtrirë në divan gjatë netëve të ftohta të dimrit

Shkruan Memedali Jusufi

Kur bota përreth shkatërrohet, unë zgjedh disa orë relaksi të pandërprerë. Gjatë muajve të ftohtë, mendja më shkon menjëherë te pamja e dikujt të mbështjellë me batanije, me një libër të mirë në dorë, larg zhurmës dhe ngutjes së përditshme.

Në realitet, kaosi emocional është një gjendje në të cilën ndihesh i vetmuar dhe i hutuar nga brenda. Shpesh lidhet me mërzinë, sidomos kur nuk di çfarë të bësh përballë problemeve. Por kaosi emocional nuk ndalet këtu: ai mund të jetë edhe një gjendje ku nuk arrin të përballosh as emocionet pozitive.

Kaosi përfaqëson momente të vështira të jetës. Është një shqetësim i brendshëm, ku emocionet dalin në sipërfaqe dhe mekanizmat e vjetër të mbrojtjes nuk funksionojnë më. Kriza shndërrohet në pikë kthese, jo në fund: ajo shkatërron mënyrën e vjetër të të qenit, për t’i hapur rrugë një kuptimi më të thellë të vetes.

Në dashuri, njeriu nuk duhet të jetojë me ankth, pasiguri apo nevojë për kontroll. Dashuria e shëndetshme nuk të mban në tension, por të qetëson. Ajo krijon një hapësirë ku ndihesh i sigurt, i pranuar dhe i lirë të jesh vetvetja.

Shpirti, sapo futet në trup, bëhet harrestar: i jepet pas materiales, duke e parë atë si gjithçka, dhe harron idealen – hyjnoren. Njeriu ka qenë gjithmonë në luftë me dy forca që e tërheqin në drejtime të kundërta: dëshirën për rend dhe tundimin e kaosit. Rendi shihet si ngushëllim, si strukturë që i jep siguri jetës. Kaosi shihet si kërcënim, si rrëzim i çdo kufiri.

Por në thelb, as rendi nuk është aq i pastër sa duket, dhe as kaosi nuk është aq i rrezikshëm sa përfytyrohet. Rendi, me rregullat, ligjet dhe zakonet e tij, premton qetësi, por shpesh shndërrohet në burg. Një jetë e planifikuar deri në detaj, një shoqëri që kontrollon gjithçka, një individ që nuk lë vend për spontanitetin – të gjitha këto japin ndjesinë e kontrollit, por njëkohësisht e shuajnë frymën. Rendi i tepërt lind mërzinë, dhe mërzia sjell ngadalë vdekjen e shpirtit.

Kaosi, i perceptuar si rrezik, është në fakt burim gjallërie. Nga kaosi lindin idetë e reja, arti, shpikjet. Një thyerje e skemës, një rebelim i vogël, janë çarjet nga ku hyn drita. Por njeriu ka frikë ta përqafojë kaosin, sepse ai e zhvesh nga iluzioni i kontrollit dhe sigurisë.

Jeta është një lojë mes këtyre dy poleve. Një trup mes strukturës së kockave dhe rrëmujës së gjakut. Një qytet me rrugë të drejta dhe turma të paparashikueshme. Një mendje që planifikon, por edhe ëndërron pa kufi. E vërteta është se as rendi nuk na shpëton dhe as kaosi nuk na shkatërron. Të dy janë pjesë e një loje më të madhe që nuk mund ta zotërojmë, vetëm ta jetojmë.

“Lëvizja e krahëve të një fluture mund të shkaktojë një uragan në anën tjetër të botës.” – proverb kinez.

Teoria e kaosit, e formuluar nga James Yorke, na kujton një fakt thelbësor: bota nuk ndjek një model të saktë dhe të parashikueshëm. Në jetën tonë ekziston gjithmonë një hapësirë për rastësinë, ku pasojat janë të pamundura për t’u parashikuar.

Edhe pse shpesh lidhet me matematikën dhe fizikën, teoria e kaosit ka ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme. James Yorke e përmbledh këtë në një fjali të thjeshtë: njeriu duhet të jetë gati të ndryshojë planet në çdo moment.

Ne preferojmë stabilitetin. Duam të dimë se dy plus dy janë katër dhe se ajo që kemi sot do të jetë aty edhe nesër. Por jeta nuk funksionon si një orë perfekte. E paparashikueshmja është gjithmonë e pranishme – si shpata e Damokleut mbi kokën tonë, si flutura që sot fluturon diku larg e nesër kthehet në krizë.

Prandaj, në vend që të reagojmë vetëm kur kaosi na godet, duhet të jemi të përgatitur. Ky parim lidhet ngushtë me teorinë e “Mjellmës së Zezë” të Nassim Nicholas Talebit, e cila na kujton se ngjarjet më vendimtare janë shpesh ato që nuk i parashikojmë.

Suksesi dhe qetësia u përkasin atyre që kanë gjithmonë një plan B. Një mentalitet fleksibël, një gatishmëri për t’u përshtatur. Sepse shpesh, pikërisht në kaos lindin mundësitë. Të jesh i përgatitur për të papriturën do të thotë të dish të ecësh përmes uljeve dhe ngritjeve të jetës, pa u thyer.

9
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Janar, 2026 20:59 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
9
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?