Grenlanda qender e ndodhive politike planetare

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Janar, 2026 10:11 Përditësuar

Grenlanda qender e ndodhive politike planetare

Shkruan: Memedali Jasufi, kolumnist i përhershëm në Flaka

Bukovski “ Jam njohur vetem me egoiste dhe kjo me beri te humbisja besimin te kushdo. Madje edhe te ata qe as qe i njihja.
Shkenca tregon se dashuria është e nevojshme për shëndetin fizik. Është një mjet i fuqishëm shëndetësor, i aftë të ulë stresin, të lehtësojë dhimbjen dhe madje të zgjasë jetëgjatësinë. Lidhja njerëzore është shumë më tepër sesa një ideal romantik; është një kërkesë themelore biologjike në të njëjtin nivel me ushqimin dhe ujin. Ne te kunderten me egoizem dhe jo empati do ta krijonim sketeren ne toke.
Si gjitarë, truri ynë është i programuar për lidhje sociale përmes një kokteji kompleks kimikatesh si oksitocina dhe vazopresina. Këto hormone jo vetëm që lehtësojnë besimin dhe besnikërinë; ato rregullojnë në mënyrë aktive mirëqenien tonë fiziologjike. Ndërsa shkëndijat fillestare të pasionit ushqehen nga dopamina, përfitimet afatgjata të marrëdhënieve të qëndrueshme janë edhe më të thella.
Hulumtimet tregojnë se lidhjet e sigurta mund të ulin presionin e gjakut, të përmirësojnë cilësinë e gjumit dhe të mprehin funksionin njohës, duke vepruar në mënyrë efektive si një tampon natyror kundër ashpërsive fizike të plakjes. Megjithatë, pesha biologjike e dashurisë do të thotë që mungesa e saj mund të ketë pasoja shkatërruese fizike. Kur lidhjet ndërpriten përmes zemërthyerjes, sistemet e brendshme të trupit mund të kthehen kundër, duke përmbytur qarkullimin e gjakut me hormone stresi si kortizoli.
Aftësia më e fuqishme e inteligjencës nuk është të dish më shumë. Është të dish se si funksionon mendja jote ndërsa ajo është duke punuar.
Një mënyrë e besueshme për t’i bërë njerëzit të besojnë në gënjeshtra është përsëritja e shpeshtë, sepse familjariteti nuk dallohet lehtë nga e vërteta. Institucionet autoritare dhe tregtarët e kanë ditur gjithmonë këtë fakt.” – Daniel Kahneman
Si u pregadit drama me e madhe njerzore. Ne fakt Grenlanda imogjinohet nje vend perrallor , me pasuri te pafundme nentoksore , Te sjellim ne kujtese Diogjenin e madhe se cka thoj per pasurine “ Sipas Diogjenit pasuria e vërtetë e njeriut është në shpirtin e tij. Rrjedhimisht pasuria e vërtetë nuk është në atë që zotëron – është në nevojën për më pak. Njeriu që nuk ka nevojë për asgjë nuk mund të kontrollohet. Ndërkaq njeriu që dëshiron gjithçka është tashmë i skllavëruar. Diogjeni jetoi në varfëri (në një fuqi – kavanoz), por ishte më i pasur në shpirt sesa mbretërit që sundonin perandori. Ai e kuptoi se, liria vjen nga nevoja për më pak, jo nga të kesh më shumë.
Nderkohe Grenlanda duke u imagjinuar si vendi me i pasur ne toke , dalengadale rezikon qe planetin ta shendroj ne vend te pabanueshem. Per kete vend diteve te fundit eshte armatosur e gjithe Evropa, Rusia, Kina dhe ShBA -ja. Putin tha se nese pushtohet Grenlanda Lufta e trete eshte ne prag. A thua kjo eshte nje mallkim e nje popullate te varfer te ketyre trevave.
Ne fakt perpara se Grenlanda te shendrohej ne qender te planetit pershkak pasurise se saj perrallore , pak kush e dine historine e indogjeneve te Grenlandes
Që nga koha kur eksploruesit e parë, hartuan fletën e madhe të akullit, dhe deri tek shkencëtarët që kryejnë kërkime në skajet veriore të vendit, Grenlanda ka mbetur gjithmonë misterioze. Ndërsa ngrohja globale po shkrin mbulesën e trashë të akullit, ajo do të lërë pas një peizazh të jashtëzakonshëm. Një peizazh që ka mbetur i paprekur për miliona vjet. Pasojat për botën do të jenë katastrofike, por për banorët e këtij ishulli do të jenë shumë fitimprurëse. Nga ana tjeter Grenlanda tashme po behet pervec nje vend misterioz nga aspekti ekonomik gjithashtu koheve te fundit i eshte shtuar edhe nje refim trondites per nje pjese te popullates se saj. E kemi fjalen per indogjenet e Grenlandes te cilet perjetuan ferrinn e vertet ne toke.
”Ndaj të gjithë banorëve indigjenë të Grenlandës: Ndaloni të gjitha gratë dhe vajzat nga shtatzënia! Ne nuk i duam pasardhësit e tyre.
Këto hapësira të bardha e të pafundme fshehin njërën prej historive më të egra dhe më të errëta në historinë daneze. Në vitet gjashtëdhjetë dhe shtatëdhjetë të shekullit të kaluar, ndodhi një prej politikave më të rrezikshme shëndetësore dhe sociale që preku banorët indigjenë në Grenlandë. Sistemi shëndetësor në Danimarkë nisi një fushatë të fshehtë për vendosjen e mjeteve kontraceptive brenda mitrës (Lulub/IUD) te mijëra gra dhe vajza në Grenlandë, pa i informuar ato, pa marrë pëlqimin e tyre apo qoftë edhe lejen e familjeve të tyre. Kjo përfshinte edhe të miturat, mosha e të cilave nuk i kalonte 12 apo 13 vjeç. Ato merreshin drejtpërdrejt nga shkollat ose nga qendrat e banimit dhe dërgoheshin në spitale, ku u vendosej lulubi në mënyrë të befasishme. Askush nuk jepte shpjegime, askush nuk pyeste dhe askush nuk kishte të drejtë zgjedhjeje. Procedura kryhej shpejt, ndonjëherë me detyrim dhe me një dozë dhune. 4500 gra dhe vajza iu nënshtruan këtyre procedurave, që do të thotë afërsisht gjysma e numrit të grave të afta për lindje në Grenlandë në atë kohë.
Shumë shpejt u dukën rezultatet: shkalla e lindjeve ra në mënyrë drastike, shoqëria ndryshoi dhe mbetën plagët në trup e në kujtesë. Dhimbje të gjata, trauma psikologjike, probleme shëndetësore dhe në disa raste sterilitet i përhershëm.
Kaluan vitet derisa e vërteta shpërtheu përmes raporteve, hetimeve dhe dokumenteve zyrtare.
Një çështje që sot quhet ‘Skandali i Lulubit në Grenlandë’. Deputetë dhe politikanë në ishull e përshkruan atë që ndodhi si një gjenocid dhe një fushatë shtypjeje seksuale kundër popullit Inuit.
Pas dekadash mohimi dhe injorimi, Kopenhagen u rikthye të përballej me të kaluarën: hetime zyrtare, kërkimfalje publike dhe një program dëmshpërblimi për viktimat që arrin në rreth 47,000 dollarë për çdo grua të dëmtuar.
Imagjinoni, ky skandal i bëri zërat që bëjnë thirrje për pavarësi nga Danimarka të jenë më të lartët.
Kjo është historia e një ishulli të ftohtë, por plagët e të cilit ishin të nxehta. Plane koloniale që thureshin në dhomat e operacioneve dhe spitale, ku e drejta e parë që iu mohua këtyre grave ishte e drejta e secilës prej tyre për të qenë nënë.”
Ledia Dushi
13orë
·

9
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Janar, 2026 10:11 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
9
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?