A i plotëson Xhihan Ahmed kushtet ligjore për Komisionin për Mosdiskriminim?

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Janar, 2026 20:34

A i plotëson Xhihan Ahmed kushtet ligjore për Komisionin për Mosdiskriminim?

Zgjedhja e Xhihan Ahmed si anëtare e Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi është shoqëruar me dyshime serioze për parregullsi procedurale dhe mosplotësim të kushteve ligjore, tregojnë të dhëna dhe dokumente të siguruara nga Flaka.

Sipas informacioneve të analizuara, ekzistojnë disa pika kyçe që vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e procesit të përzgjedhjes, si dhe përmbushjen e kritereve thelbësore të parashikuara me ligj dhe thirrjen publike.

Përvojë profesionale e pamjaftueshme

Nga dokumentacioni publikisht i disponueshëm rezulton se përvoja profesionale e Xhihan Ahmed fillon nga viti 2021, çka nënkupton se nuk është përmbushur kushti për përvojë të përgjithshme profesionale, i domosdoshëm për këtë funksion. Ligji dhe thirrja publike kërkojnë përvojë më të gjatë dhe të vazhdueshme, si parakusht për zgjedhje në këtë organ të pavarur.

Pa prova për 7 vite përvojë në të drejtat e njeriut

Një nga kriteret kyçe për anëtar të Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi është përvoja minimale prej 7 vitesh në fushën e të drejtave të njeriut. Megjithatë, në aplikimin e dorëzuar nga kandidatja mungojnë prova konkrete dhe të verifikueshme që do ta dëshmonin këtë përvojë: nuk ka vërtetime pune, kontrata, referenca, projekte apo dokumente relevante që e mbështesin këtë kusht.

As 5 vite përvojë në barazi dhe mosdiskriminim

Situata është e njëjtë edhe për kriterin tjetër ligjor – minimum 5 vite përvojë në fushën e barazisë dhe mosdiskriminimit. Edhe këtu, sipas dokumenteve të disponueshme, nuk ekzistojnë dëshmi të qarta që do ta konfirmonin përmbushjen e këtij kushti.

Lidhje politike në kundërshtim me deklaratën

Përveç çështjeve profesionale, në qendër të debatit është edhe neutraliteti politik i kandidates. Edhe pse Xhihan Ahmed ka dorëzuar deklaratë me shkrim se nuk është pjesë e strukturave të një partie politike, Flaka ka konstatuar se sipas informatave publike dhe të verifikueshme, ajo është anëtare e Forumit të Gruas të Lëvizjes Demokratike, parti politike e udhëhequr nga Izet Mexhiti.

Në opinionin publik, ajo përmendet madje edhe si nënkryetare e këtij forumi, gjë që bie drejtpërdrejt në kundërshtim me deklaratën e saj dhe ngre dyshime serioze mbi respektimin e parimit të neutralitetit politik – një nga shtyllat themelore për funksionimin e Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi si organ i pavarur.

Kërkesa për verifikim dhe transparencë

Bazuar në këto të dhëna, është kërkuar:

  • verifikim i plotë i procedurës së zgjedhjes,
  • kontroll i përmbushjes së kushteve ligjore dhe materiale,
  • verifikim i saktësisë së deklaratës për mosangazhim politik,
  • dhe, nëse konstatohen parregullsi, anulim i vendimit për zgjedhje.

Gjithashtu, kërkohet që publiku të informohet në mënyrë transparente për gjetjet dhe epilogun e këtij procesi.

Rasti ngre pyetje serioze mbi standardet e përzgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të pavarura dhe mbi ndikimin e mundshëm politik në organe që, sipas ligjit, duhet të jenë plotësisht të paanshme.

Flaka do të vazhdojë të ndjekë këtë çështje dhe të publikojë çdo informacion të ri me interes publik. Gazeta Flaka

53
SONDAZHI

A besoni që qeveria është stabile dhe se mund të ecë proceset përpara?

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Janar, 2026 20:34

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
53
SONDAZHI

A besoni që qeveria është stabile dhe se mund të ecë proceset përpara?