Bekim Sali shpërndan pllakatin e Nënë Terezës me mbishkrime vetëm në maqedonisht dhe anglisht në Davos

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Janar, 2026 20:18

Bekim Sali shpërndan pllakatin e Nënë Terezës me mbishkrime vetëm në maqedonisht dhe anglisht në Davos

Zëvendëskryeministri Bekim Sali, gjatë pjesëmarrjes së tij në Samitin e Davosit, ka shpërndarë një pllaket përkujtimore me figurën e Nënë Terezës, e cila mban mbishkrime vetëm në gjuhën maqedonase dhe angleze, pa përfshirë gjuhën shqipe.

Në një postim publik lidhur me pjesëmarrjen e tij në këtë ngjarje ndërkombëtare, Sali thekson se ishte pjesë e Takimit të Liderëve 2026, të cilin e cilëson si një platformë të rëndësishme për dialog strategjik dhe bashkëpunim global.

“Në kuadër të Summitit të Davosit, mora pjesë në Takimin e Liderëve 2026, një platformë e rëndësishme për dialog strategjik dhe bashkëpunim global”, ka deklaruar Sali.

Ai bën të ditur se gjatë samitit ka zhvilluar takime me përfaqësues politikë, liderë biznesi dhe përfaqësues të mediave nga vende të ndryshme, duke diskutuar për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe zhvillimet rajonale.

“Gjatë këtij takimi zhvillova takime me përfaqësues politikë, liderë të biznesit dhe përfaqësues të mediave nga vende të ndryshme, ku u diskutuan mundësitë për bashkëpunim dhe partneritet, si dhe zhvillimet politike dhe perspektivat e zhvillimit ekonomik të rajonit, me fokus të veçantë në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në deklaratën e tij.

Sali ka bërë të ditur se ka marrë pjesë edhe në dy panele tematike që lidhen me sfidat globale dhe të ardhmen e rajonit.

“Në kuadër të agjendës së samitit, mora pjesë edhe në dy panele tematike mbi sfidat globale të ndërlidhura, klimën dhe sigurinë, si dhe të ardhmen e Ballkanit, ku u theksua rëndësia e dialogut, integrimit evropian dhe zhvillimit ekonomik për paqe dhe stabilitet afatgjatë”, ka theksuar ai.

Ai e ka cilësuar Davosin si një hapësirë kyçe për ndërtimin e besimit ndërkombëtar.

“Davosi mbetet një hapësirë kyçe ku dialogu shërben si mjet për ndërtimin e besimit dhe formësimin e një të ardhmeje të përbashkët”, përfundon Sali.

Megjithatë, shpërndarja e pllaketit të Nënë Terezës pa asnjë mbishkrim në gjuhën shqipe ka ngjallur reagime dhe pikëpyetje në opinion, duke pasur parasysh origjinën shqiptare të figurës së Nënë Terezës dhe statusin e shqipes si gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.Gazeta Flaka

53
SONDAZHI

A besoni që qeveria është stabile dhe se mund të ecë proceset përpara?

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Janar, 2026 20:18

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
53
SONDAZHI

A besoni që qeveria është stabile dhe se mund të ecë proceset përpara?