Ramadani nga ASH: Maqedonia e Veriut po përjashtohet nga tryezat ndërkombëtare

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Janar, 2026 20:53

Ramadani nga ASH: Maqedonia e Veriut po përjashtohet nga tryezat ndërkombëtare

Blerant Ramadani nga Aleanca për Shqiptarët ka reaguar lidhur me mungesën e Maqedonisë së Veriut në nismën ndërkombëtare Board of Peace, duke e cilësuar këtë përjashtim si pasojë direkte të dobësisë diplomatike të shtetit.

“Maqedonia e Veriut sot nuk është në tryezën e nismës ndërkombëtare Board of Peace, jo sepse nuk ka vlera, por sepse nuk ka peshë diplomatike”, deklaroi Ramadani.

Sipas tij, fakti që në këtë nismë janë përfshirë Kosova, Bullgaria, Shqipëria dhe Kroacia, ndërsa Shkupi jo, nuk është rastësi, por mesazh i qartë politik.

“Në një nismë ku janë Kosova, Bullgaria, Shqipëria e Kroacia, përjashtimi i Shkupit nuk është rastësi. Është sinjal. Sinjal se shteti ynë nuk po flet mjaftueshëm në emër të vetes”, theksoi Ramadani.

Ai vlerëson se vendit i mungon një qasje aktive dhe dinjitoze në politikën e jashtme, duke nënvizuar nevojën për ndryshim rrënjësor të diplomacisë.

“Kemi nevojë për një diplomaci që di të trokasë me dinjitet dhe të hyjë me vizion”, u shpreh ai.

Në fund, Ramadani theksoi se Maqedonia e Veriut nuk duhet të mbetet jashtë proceseve vendimmarrëse ndërkombëtare.

“Maqedonia e Veriut meriton të jetë pjesë e vendimmarrjes, jo spektatore e saj. Koha për politikë të heshtur ka mbaruar. Koha për zë të qartë ka ardhur”, përfundoi Ramadani. Gazeta Flaka

53
SONDAZHI

A besoni që qeveria është stabile dhe se mund të ecë proceset përpara?

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Janar, 2026 20:53

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
53
SONDAZHI

A besoni që qeveria është stabile dhe se mund të ecë proceset përpara?