BDI: Debakëll në Davos – pasqyrë kjo e pozitës së rrënuar ndërkombëtare të vendit

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Janar, 2026 14:41

BDI: Debakëll në Davos – pasqyrë kjo e pozitës së rrënuar ndërkombëtare të vendit

Bashkimi Demokratik për Integrim edhe një herë rikujton rrugën thellësisht të gabuar dhe të dëmshme në të cilën po ecën Republika e Maqedonisë së Veriut, devijimet strategjike dhe ndryshimet e shpeshta të kursit, që e kanë çuar vendin në një izolim të thellë ndërkombëtar, të paparë në historinë e re të shtetit.

Rezultat i kësaj politike të dështuar është debakli që Kryeministri dhe delegacioni qeveritar përjetuan në Forumin Ekonomik Botëror në Davos – një humbje diplomatike që e marginalizon dhe e vendos në pozitë të nënshtruar gjithë vendin. Në një forum ku praktikisht ishte i pranishëm i gjithë bota, Kryeministri dhe delegacioni qeveritar pothuajse nuk realizuan asnjë takim bilateral domethënës, ndërsa paraqitjet e tyre në periferitë e forumit, përmes videove në rrjetet sociale, e pasqyruan edhe më shumë gjendjen e trishtë në të cilën është sjellë pozita ndërkombëtare e vendit.

Davos-i dëshmoi gjithashtu dështimin e plotë të të ashtuquajturës “diplomaci e perimetrit”. Ndërkohë që shtetet fqinje u ftuan nga Presidenti Trump në të ashtuquajturin “Board of Peace”, vendi ynë mbeti në mesin e të paftuarve. Ndryshimet e papjekura të drejtimit në politikën e jashtme, si dhe pozicionimi i paqartë i vendit ndaj orientimit të vet strategjik, e kanë sjellë sot shtetin në një situatë ku po injorohet si nga Bashkimi Evropian ashtu edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës – dy partnerët kryesorë strategjikë të vendit.

Pasojat e këtij izolimi tashmë po ndihen. Dosja evropiane po shtyhet gjithnjë e më shumë anash, vendi po bëhet i cenueshëm ndaj ndikimeve të huaja nga qendra alternative të fuqisë, duke u rrezikuar kolapsi i tërë sistemit politik. Dy investitorë amerikanë e kanë braktisur vendin, investime të reja nuk po vijnë, buxheti po zbrazet, ndërsa standardi ekonomik po i bën qytetarët të jetojnë gjithnjë e më varfër. Kjo nuk është një politikë abstrakte, por një gjendje që do ta godasë drejtpërdrejt çdo familje, çdo punëtor dhe çdo biznes.

BDI paralajmëron se vazhdimi i kësaj gjendjeje izolimi do të ketë pasoja afatgjata dhe vështirë të riparueshme për ekonominë, për stabilitetin dhe për të ardhmen e shtetit. Maqedonia e Veriut nuk guxon të jetë një vend i izoluar, pa aleatë, pa perspektivë dhe pa besim

35
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Janar, 2026 14:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
35
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?