BDI: Politikat tatimore të qeverisë po rrjepin qytetarët dhe po krijojnë pasiguri juridike

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Janar, 2026 14:44

BDI: Politikat tatimore të qeverisë po rrjepin qytetarët dhe po krijojnë pasiguri juridike

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për politikat e padrejta dhe represive tatimore të qeverisë aktuale, të cilat po godasin drejtpërdrejt qytetarët tanë, veçanërisht ata që kanë punuar jashtë vendit në kushte të rënda dhe të rrezikshme.

Protestat para Drejtorisë së të Ardhurave Publike janë dëshmi e qartë e dështimit institucional dhe e një politike tatimore të verbër, që përmes tatimeve retroaktive po u vendos barrë të padrejtë financiare qytetarëve që për vite me radhë kanë siguruar ekzistencën e familjeve të tyre dhe kanë kontribuar në ekonominë e vendit.

Është e papranueshme që qytetarë që kanë punuar në misione ndërkombëtare në Irak, Afganistan, si dhe në vendet e tjera, shpesh duke rrezikuar jetën, sot të trajtohen si objekt për mbushjen e arkës shtetërore. Edhe më skandaloze është mosnjohja e statusit të jorezidentit tatimor, pavarësisht dëshmive të qarta ligjore dhe faktit se shumica e tyre kanë qëndruar mbi 183 ditë jashtë vendit.

Kjo qeveri, përmes DAP-it, po krijon pasiguri juridike, po injoron ligjin dhe po e shndërron tatimin në mjet ndëshkimi. Qytetarët nuk janë kundër tatimeve, por janë kundër grabitjes, padrejtësisë dhe vendimeve retroaktive që cenojnë dinjitetin dhe sigurinë e tyre ekonomike.

BDI kërkon:

– pezullim të menjëhershëm të vendimeve tatimore me efekt retroaktiv

– njohje të plotë të dokumentacionit për statusin e jorezidentit dhe

– transparencë dhe qartësi institucionale

Qeveria duhet të ndalë politikat që rrjepin qytetarët dhe ta kuptojë se shteti nuk ndërtohet duke ndëshkuar ata që kanë sakrifikuar.

BDI do të vazhdojë të jetë zëri i qytetarëve dhe të kundërshtojë çdo politikë që cenon drejtësinë sociale dhe dinjitetin njerëzor.

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Janar, 2026 14:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?