LSDM publikon fotografi të reja: Mickoski në shoqëri me të dyshuar për dro’gë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Shkurt, 2026 09:43

LSDM publikon fotografi të reja: Mickoski në shoqëri me të dyshuar për dro’gë

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) ka publikuar sot një fotografi të tretë ku kryeministri Hristijan Mickoski shihet në shoqëri të personit Sime, i arrestuar më parë me sasi të mëdha droge, armë, municion dhe para.

Reagimi vjen në kohën kur vendi, sipas LSDM-së, po tronditet nga një skandal i rëndë kartelist që përfshin 5 tonë drogë, ndërsa pushteti, siç thuhet, po hesht pa dhënë asnjë sqarim.

“Ndërkohë që Maqedoninë e trondit një skandal kartelist me 5 tonë drogë, pushteti hesht. Nuk ka përgjigje as për fotografitë e Mickoskit me kriminelin Sime, i arrestuar me sasi të mëdha droge, armë, municion dhe para”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Nga VMRO-DPMNE më herët kishin deklaruar se bëhej fjalë për “vetëm një fotografi”. Por, sipas LSDM-së, kjo deklaratë është demantuar nga faktet.

“Fillimisht u tha se ekzistonte vetëm një fotografi. Pastaj doli e dyta. Tani ja edhe fotografia e tretë e Sime-s me kryeministrin Mickoski. Foto e re – shoqëri e vjetër e Mickoskit. Duket se Mickoski ka një album të tërë fotografish me Sime-n”, thuhet më tej në deklaratë.

Nga LSDM shtrojnë pyetje të drejtpërdrejta për publikun dhe kërkojnë përgjigje nga kryeministri.

“Publiku duhet ta dijë: çfarë i lidh Mickoskin dhe Sime-n? Çfarë kërkon Mickoski kaq shpesh në shoqërinë e një krimineli të këtij kalibri? Cila është lidhja e tyre?”, pyesin nga partia opozitare.

Në reagim theksohet se, sipas LSDM-së, asgjë nuk është rastësi.

“Së pari korrupsion. Pastaj tenderë kriminalë. Më pas keqpërdorime të fondeve evropiane. Dhe në fund – 5 tonë drogë. Gjatë gjithë kësaj kohe, fotografi me kriminelë të rëndë. Qytetarët meritojnë përgjigje”, thuhet në fund të reagimit. Gazeta Flaka

70
SONDAZHI

A mundet një familje me rrogë minimale prej 24.379 denarësh t’i mbulojë shpenzimet mujore?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Shkurt, 2026 09:43

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
70
SONDAZHI

A mundet një familje me rrogë minimale prej 24.379 denarësh t’i mbulojë shpenzimet mujore?