Valdet Xhaferi: Ndërprerja e festivalit “Othello” është goditje direkte ndaj artit dhe lirisë krijuese

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Shkurt, 2026 10:14

Valdet Xhaferi: Ndërprerja e festivalit “Othello” është goditje direkte ndaj artit dhe lirisë krijuese

Ndërprerja e festivalit “Othello” nga Ministria e Kulturës ka nxitur reagime të ashpra në opinionin publik. Kryetari i BDI-së në Gostivar, Valdet Xhaferi e ka cilësuar këtë vendim si një akt politik të dëmshëm, që shkon përtej një procedure administrative.

“Ndërprerja e festivalit ‘Othello’ nga Ministria e Kulturës nuk është thjesht një vendim administrativ, është një goditje direkte ndaj artit, kulturës dhe lirisë krijuese”, deklaroi Xhaferi.

Sipas tij, festivalet kulturore nuk mund të trajtohen me arrogancë institucionale, pasi ato përfaqësojnë zërin kritik dhe shpirtin e shoqërisë.

“Festivalet nuk ndërpriten me arrogancë, sepse ato janë zëri i shoqërisë, jo dekor politik”, theksoi ai.

Xhaferi akuzon drejtpërdrejt Ministrinë e Kulturës për mungesë vizioni dhe frikë nga mendimi kritik artistik.

“Kur një ministri hesht për artin, frikësohet nga mendimi kritik dhe ndërpret një festival me traditë, atëherë problemi nuk është festivali, por politika e vogël dhe mendësia e mbyllur”, u shpreh ai.

Në reagimin e tij, Xhaferi nënvizon se kultura nuk duhet trajtuar si luks apo rrezik për pushtetin.

“Kultura nuk është luks. Kultura nuk është kërcënim. Kultura është identitet, dinjitet dhe pasqyrë e shoqërisë”, deklaroi Xhaferi.

Ai paralajmëroi se ky vendim do të mbetet si një njollë institucionale, jo për komunitetin artistik, por për vetë Ministrinë e Kulturës.

“Ky veprim do të mbetet njollë jo për artistët, por për institucionin që zgjodhi ta mbyllë gojën e artit”, përfundoi Xhaferi. Gazeta Flaka

70
SONDAZHI

A mundet një familje me rrogë minimale prej 24.379 denarësh t’i mbulojë shpenzimet mujore?

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Shkurt, 2026 10:14

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
70
SONDAZHI

A mundet një familje me rrogë minimale prej 24.379 denarësh t’i mbulojë shpenzimet mujore?