BDI: Studentët flasin, Qeveria i injoron, provimi i jurisprudencës vetëm në maqedonisht

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Shkurt, 2026 10:25

BDI: Studentët flasin, Qeveria i injoron, provimi i jurisprudencës vetëm në maqedonisht

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh mbështetje të plotë dhe të pakursyer për studentët shqiptarë të fakulteteve juridike, të cilët me të drejtë kërkojnë respektimin e barazisë gjuhësore dhe kushtetuese në sistemin e drejtësisë.

Vendimi i Ministrisë së Drejtësisë, i drejtuar nga Igor Filkov, për të refuzuar zyrtarisht peticionin e studentëve dhe për të lejuar dhënien e provimit të jurisprudencës vetëm në gjuhën maqedonase, përbën një hap serioz prapa në respektimin e të drejtave kolektive të shqiptarëve dhe një barrierë të drejtpërdrejtë për përfaqësimin e barabartë në sistemin gjyqësor.

Arsyetimet e dhëna nga Ministria, të mbështetura në interpretime selektive të ligjeve dhe në hierarki të njëanshme ligjore, janë në kundërshtim me frymën e Kushtetutës, me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe me standardet evropiane të barazisë dhe mosdiskriminimit.

Ky vendim nuk është vetëm një çështje teknike apo administrative, por ka pasoja të drejtpërdrejta politike, shoqërore dhe institucionale, duke e kthyer gjuhën në filtër për profesionin e juristit dhe duke pamundësuar avancimin e kuadrove shqiptare në sistemin e drejtësisë.

Rikujtojmë se pas miratimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, gjatë qeverisjes së kaluar, ishte përgatitur një zgjidhje ligjore që e mundësonte dhënien e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, por shumica aktuale qeveritare e hoqi atë nga procedura e miratimit, pa asnjë shpjegim plotësues, duke mos e rikthyer asnjëherë më për miratim.

BDI kërkon përgjigje të qartë dhe publike:
• A është ky një qëndrim individual i ministrit Filkov, apo qëndrim zyrtar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut?
• Nëse është qëndrim i Qeverisë, a është marrë ky vendim me konsensus të plotë dhe a janë pajtuar me të edhe ministrat shqiptarë?
• A e ka ndërmend Qeveria që, qoftë edhe një herë, të respektojë dygjuhësinë e sanksionuar me Kushtetutë dhe ligj?

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se çdo tentativë për relativizimin e statusit të gjuhës shqipe përbën shkelje të marrëveshjeve politike që kanë garantuar stabilitetin ndëretnik dhe orientimin evropian të vendit.

Ne qëndrojmë përkrah studentëve dhe kërkesave të tyre legjitime dhe do të ndërmarrim të gjitha veprimet politike dhe institucionale për të garantuar barazi reale, jo simbolike, në sistemin e drejtësisë.

Barazia gjuhësore nuk është privilegj, është e drejtë kushtetuese dhe ligjore. Gazeta Flaka

9
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Shkurt, 2026 10:25
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
9
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?