Nafie Selmani kritikon VLEN-in: Ikni, ikni nga sytë këmbët

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Shkurt, 2026 15:17

Nafie Selmani kritikon VLEN-in: Ikni, ikni nga sytë këmbët

Analistja Nafie Selmani ka reaguar sot pas deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili theksoi se nuk ka asnjë arsye pse provimi i jurisprudencës të mos jepet në gjuhën shqipe.

“Kryeministri sot tha se s’ka asnjë arsye pse provimi i jurisprudencës të mos jepet në shqip. Ligji është i qartë, tha ai. Shumë mirë!” – shkroi Selmani.

Ajo kujtoi se dje zëvendëskryeministri i parë, Sali, kishte konfirmuar se Ministri i Drejtësisë refuzon të respektojë Kushtetutën për këtë çështje.

“Zv/Kryeministri i parë, Sali, dje na sqaroi se Ministri i Drejtësisë refuzon ta respektojë Kushtetutën për këtë çështje. Deri këtu, gjithçka e qartë si kristal. Ligji i qartë. Kushtetuta e qartë. Qëndrimet publike të qarta,” tha Selmani.

Analistja ngriti pyetje të forta për VLEN-in, duke sfiduar përgjegjësinë e koalicionit qeveritar:

“Tani vjen pyetja e pakëndshme dhe e rrezikshme për VLEN-in: nëse ligji është i qartë dhe Kushtetuta po shkelet, a do të guxoni të kërkoni ndonjë përgjegjësi për Ministrin e Drejtësisë, apo për ju ligjet vlejnë vetëm kur u pëlqejnë?
A ekziston për VLEN-in shtet ligjor, apo vetëm mendime personale të ministrave? Shtet ligjor ‘VLEN edition’.”

Selmani përfundoi me një reagim kritik ndaj përfaqësuesve të VLEN-it:

“P.S. Ikni, VLEN, ikni nga sytë këmbët. U bëtë horë publikisht dhe kjo më nuk durohet. U turpëruat keq e më keq, çdo ditë nga pak. Kini pak dinjitet se keni familje. Mos i koritni edhe ata, pa asnjë faj të tyre.”

Deklarata e Selmanit thekson tensionin e vazhdueshëm midis qëndrimeve të qarta të ligjit dhe Kushtetutës nga njëra anë, dhe refuzimit të Ministrisë së Drejtësisë për të zbatuar këto dispozita nga ana tjetër, duke u bërë një sfidë e hapur ndaj VLEN-it dhe menaxhimit të çështjeve të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Gazeta Flaka

10
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Shkurt, 2026 15:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?