Letër shoqatës së të burgosurve politik të kosovës

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Shkurt, 2026 09:01

Letër shoqatës së të burgosurve politik të kosovës

Në mungesë të përgjigjjes ndaj Propozim-Kërkesës për Shtatoren e të Burgosurit Politik Shqiptar në Prishtinë!

Shoqatës së të Burgosurve Politik Shqiptar të Kosovës,
Kryetarit, z. Shefik Sadiku,

Të nderuar,

Më datë 2 Qërshor 2023, ju kam drejtuar një Propozim-Kërkesë zyrtare lidhur me ngritjen e Shtatores së të Burgosurit Politik Shqiptar të Kosovës dhe Viseve shqiptare nën ish-Jugosllavi, si dhe propozimin për emërtimin e hapësirës përkatëse publike në Prishtinë te Sheshi Fontana, me emrin “Sheshi i të Burgosurit Politik Shqiptar”!

Deri në këtë moment kur po ju shkruaj, nga Shoqata e të Burgosurve Politik Shqiptar të Kosovës nuk kam pranuar asnjë përgjigje zyrtare, as pozitive dhe as negative, lidhur me këtë Propozim-Kërkesë!

Mungesa e reagimit pozitiv të Shoqatës së Burgosurve Politik të Kosovës, ndërkohë që kam marrë me dhjetra, qindra e mijëra përgëzime e mbështetje nga të gjitha anët, mbetet e pakuptueshme, veçanërisht duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një iniciativë që synon nderimin kolektiv të qindra dhe mijëra të burgosurve politikë shqiptar anë e kënd ish-Jugosllavisë, shumë prej të cilëve janë mbytur në torturë, kanë sakrifikuar jetën, shëndetin dhe rininë e tyre për lirinë, dinjitetin kombëtar dhe çlirimin definitiv të Kosovës nga Serbia pushtuese!

Qëndrimi i heshtur, nuk i shërben as respektit dhe nderimit ndaj kujtesës historike, e as rolit përfaqësues që Shoqata e të Burgosurve Politik, ka ndaj kësaj kategorie të shenjtë të rezistencës shqiptare!

Kjo letër mbetet një dëshmi e faktit se propozimi është dorëzuar, por nuk është trajtuar dhe as nuk ka marrë përgjigjje pozitive nga organet përkatëse të Shoqatës!

Me shpresë se kjo çështje do të marrë vëmendjen e merituar në të ardhmen!

Ju dëshiroj të gjitha të mirat dhe përulem me nderim e mirënjohje të thellë ndaj Juve ish-të Burgosurve Politik Shqiptar në ish-Jugosllavi, qe keni vuajtur shumë nëpër kazamatet famkqija jugosllave-serbe!

Me respekt,
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 8 Shkurt 2026!

35
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Shkurt, 2026 09:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
35
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?