Sfida e pushtetit të tretë dhe të katërt në Maqedoninë e Veriut
Kurrë shënjestër e pushtetit janë gazetarët aty vihet në pikpyejtje vlerat e demokracisë .Viti 2025, gazetaria në Maqedonine e Veriut u trajtua si problem dhe jo si shtyllë e demokracisë. Fjalët u shndërruan ne beteja te verteta ku pati sharje, fyerje, kanosje. Ky vit dëshmoi se liria e medias nuk u cenua rastësisht, por sistematikisht.
Statistikat, gjykatat dhe reagimet e organizatave vendore e ndërkombëtare flasin qartë: 2025-a ishte një vit i vështirë për fjalën e lirë.
Shkruan: Memedali Jusufi
Akti më i lartë juridik i Republikës së Maqedonisë së Veriut është Kushtetuta, e cila e definon shtetin si demokraci parlamentare me ndarjen e pushtetit në legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Liria, barazia, sundimi i së drejtës dhe respektimi i të drejtave të njeriut të të gjithë qytetarëve janë vlerat më të larta në rendin kushtetues të vendit. Gjithashtu eshte e njohur boterishte se mediumet jane pushteti i kater ne cdo shoqeri demokratike, por fatkeqesishte gazetarët dhe punonjësit mediatik mbeten ekonomikisht të pasigurt dhe pothuajse nuk ka kontrata kolektive për të mbrojtur të drejtat e tyre të punëse. Garancitë themelore për lirinë e shprehjes dhe pavarësinë e mediave, përveçse në Kushtetutë, janë inkorporuar edhe në ligjet për media dhe në disa ligje të tjera. Të gjitha këto ligje mbulojnë edhe të drejtën e aksesit në internet, gjegjësisht nuk ka ndonjë legjislacion të veçantë që rregullon vetëm internetin.
Vlerësimi për zbatimin e këtyre garancive është pozitiv, para së gjithash për faktin se në krahasim me vitin 2024, numri i kërcënimeve dhe sulmeve të regjistruara ndaj gazetarëve dhe mediave është zvogëluar për më shumë se përgjysmë. Megjithatë, edhe përkundër rënies së numrit të sulmeve, gazetarët dhe punonjësit e mediatik vazhdojnë të ndihen të pasigurt për shkak të mosndëshkimit, veçanërisht nga rastet e viteve të mëparshme. Sipas Indeksit të Reporterëve pa Kufi të këtij viti, për vitin 2025, Maqedonia e Veriut shenoi nje progeres nese krahasohet me nje vite me heret por ende le shume per te deshiruar.
Një nga problemet kryesore të theksuara nga Raporti i Reporterëve pa Kufi është vazhdimi i kulturës së mosndëshkimit për sulmet ndaj gazetarëve: “Situata me mediat është përkeqësuar, përfaqësues të lartë qeveritarë kanë vazhduar të kërcënojnë dhe ofendojnë mediat, dhe ngacmimet dhe sulmet verbale janë shtuar ndaj gazetarëve në rrjetet sociale.
Sipas praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e drejta e gazetarëve për të mos zbuluar burimet e tyre nuk është privilegj i thjeshtë për t’u dhënë ose marrë në varësi të ligjshmërisë ose paligjshmërisë së burimeve të tyre, por është pjesë kyçe e të drejtës për informim, për tu trajtuar me kujdes maksimal. Pa mbrojtje efektive, burimet mund të dekurajohen që të ndihmojnë shtypin për të informuar publikun për çështje me interes publik.
Si pasojë mund të minohet roli jetik i “mbikëqyrësit publik” të shtypit. Çdo ndërhyrje në të drejtën për mbrojtje të burimeve gazetareske (bastisjet në vendin e punës ose shtëpinë e gazetarëve, konfiskimi i materialit gazetaresk, urdhra për zbulim, etj.) që mund të çojë në identifikimin e tyre duhet të shoqërohet me masa mbrojtëse efektive procedurale ligjore që janë proporcionale me rëndësinë e parimit të rrezikuar.
E para dhe më e rëndësishmja nga këto masa mbrojtëse është garancia e shqyrtimit nga një organ i pavarur dhe i paanshëm për të parandaluar qasjen e panevojshme në informata të cilat mund të zbulojnë identitetin e burimeve. Një shqyrtim i tillë është parandalues për nga natyra. Organi i rishikimit duhet të jetë në gjendje të peshojë rreziqet e mundshme me interesat përkatëse para se të bëhet ndonjë zbulim. Vendimi i tij duhet të drejtohet nga kritere të qarta, përfshirë nëse masat më pak ndërhyrëse do të mjaftonin. Urdhrat e zbulimit ndaj gazetarëve kanë ndikim të dëmshëm jo vetëm për burimet e tyre, identiteti i të cilave mund të zbulohet, por edhe për gazetën kundër së cilës drejtohet urdhri, reputacioni i së cilës mund të dëmtohet në sytë e burimeve të ardhshme të mundshme, madje edhe për publikun që kanë interes të marrin informacione të siguruara përmes burimeve anonime dhe të cilët mund të jenë vetë burim i informatave.
Ajo që duhet të dihet boterishte është se vlerat e Bashkimit Evropian që duhet ti implementojmë në vendin tonë sygjerojnë se shumica e gjykimeve janë të hapura për publikun. Çdo kush ka të drejtë të marrë pjesë në to, në shumicën e rasteve, gazetarët duhet të jenë në gjendje te raportojnë lirshëm për proceset gjyqësore, ashtu që ti japin publikut informacion për veprimtarinë e autoriteteve gjyqësore.
Në Maqedoninë e Veriut gazetaret druajnë nga pushteti i tretë, dhe jo pak gazetar e kanë paguar shtrenjtë informimin për veprimtarinë gjyqësore. Mos ti numrojmë rastet sepse janë të shumta dhe idea e këtij teksti nuk është ajo. Zyrtarët gjyqësore mund tu kerkojnë gazetarëve të identifikohen. Për të siguruar qasje të pandërprerë në gjykata gazetarët duhet ti respektojnë rregullat e gjykatës dhe këtu mbase lindin dilemat në Maqedoninë e veriut sepse tek ne nuk është krijuar një kulturë e tillë në shoqërinë tonë fatkeqësisht. Gazeta Flaka


















